Sunday, November 12, 2017

Nehat Hyseni një ithtar i sinqertë i ISISIT që po kërkon mjegull në Luginën e Preshevës

Hamdi Nuhiju

Ithtarët e ISISIT sipas literaturës që mund ta studiojmë lehtësisht janë dy kategori: të manipuluarit të moshës 12-15 vjeçare nga trojet e Ballkanit, si dhe shkavellat e njohur në opinion e  që kanë emra Hysen e Hasan dhe që trumbetojnë vazhdimisht për rreziqe nga ISIS-i.

Shkavellat e këtillë, çdo vlerë dhe ndryshim pozitiv që shohin në rajonet shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë të Preshevës e etiketojnë si rrezik potencial kombëtar, tradhti kombëtare dhe e zbukurojnë me terma radikale që i shkojnë për shtati qendrave të forcës në Beograd e Sofje. Janë mësuar të shohin izolimin e Luginës së Preshevës, zbrazjen e saj të heshtur nga mos bashkëpunimi institucional i Komunës së Preshevës me shtetin e Serbisë. Mohimi i ekzistencës së gjërave reale dhe të prekshme se ekziston Serbia si shtet që mund të ndryshoje statusin ndaj të gjitha pakicave me bashkëpunimin institucional është si rezultat i mbrojtjes së mbijetesës së shushunjave të këtilla që u bënë pikë e pesë me daljen në skenë të Alternativës për Ndryshim dhe liderit të saj Shqiprim Arifi.
Lugina e Preshevës është perlë e Ballkanit të cilës i ka humbur shkëlqimi gjatë kohës së ngritjes në skenë të shushunjave dhe shkavellave që për arsye jaranie me Beogradin kanë kontribuar në keqësimin e gjendjes. Çdo ngjyrë e zezë që bie si re në Luginën e Preshevës është shi pjellor për këto ithtar të sinqertë të terrorizmit CIA-ISIS. Shushunjat dhe shkavellat e tillë si Nehat Hyseni kur shohin ndryshimin pozitiv në Luginë të Preshevës merren vazhdimisht me shpifje.
Shpifje te tilla viteve 98-99 te shekullit te kaluar sajonte analisti ushtarak serb ndaj shqiptareve te Kosoves - Milovan Drecun.
Nehati shkon edhe një hap më tej, duke lansuar argumente misterioze sikur ne trojet shqiptare, po ashtu edhe ne Lugine sipas tij, paska një numër te konsiderueshëm femrash shqiptare kinse paskan marre pjese në luftën e Sirisë dhe duke qenë atje, paskan ngelur shtatzëna.
As edhe një emër nuk e ka ofruar për këtë gjë, por vetëm sajon shpifje, te cilat kanë po të njëjtën ideologji dhe burim frymëzimi me atë të Milovan Drecunit, të gatuara nëpër kazanet e kuzhinave serbe e ruse.
Nehat Hyseni kërkon mjegull mbi Luginën e Preshevës njëjtë si Blic i Serbisë që kërkonte mjegull për Preshevën dhe Maqedoninë në kulmin e krizës politike dhe institucionale në Maqedoni ku raportohej nga ky medium serb se në Luginë të Preshevës gjendet një sasi e konsiderueshme armësh. Nuk dëgjuam e lexuam asnjëherë prej këtij terroristi radikal të shkruaj për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe vizionit të nxjerrjes së shqiptarëve të kësaj ane nga pozita diskriminuese në elemente që do të siguronin ekzistencën e mbijetesës kombëtare dhe ekonomike. E dimë fort mirë se në të kaluarën, por edhe në të tashmen struktura të këtij lloji vazhdimisht kanë dal në opinion për të turbulluar, mjegulluar dhe penguar zhvillimin real të shqiptarëve.
Nëse shqiptarët në ndonjë vend faktorizohen, dalin institucionet sllave që hapur dhe fshehtas pengojnë faktorizimin e tyre përmes ngritjes në skenë të ideve të radikalizmit islamik, si dhe duke sulmuar të gjitha trendet pozitive që janë nisur në një rrugë të pandashme.
Rast të tillë  patëm në zgjedhjet e fundit lokale në Republikën e Maqedonisë ku një parti shqiptare luftoi për mbijetesën e saj politike dhe  subjekti politik maqedonas në pushtet, me të gjitha forcat e saja institucionale dhe shtetërore pengoi zhdukjen e kësaj partie.
Në Luginë të Preshevës ekzistojnë fakte për ndryshimin në të mirë të situatës politike dhe ekonomike të shqiptarëve të kësaj ane. Këto fakte nuk i shohin dhe i devijojnë vetëm shkavellat dhe ithtarët e ISISIT, terrorizmit sllavo-ruso-bullgar që kërkon të zhdukë nga skena qenien shqiptare dhe të zhvesh shqiptarët nga çdo vlerë fisnike e të rrezikoje mbijetesën e tyre nacionale.
Është e palogjikshme dhe anti kombëtare të kërkosh zhvillimin për Luginën e Preshevës duke mohuar ekzistencën e shtetit të Serbisë edhe pse gjeografikisht je pjesë e atij shteti. Kjo gjë i konvenon vetëm individëve të caktuar si Nehat Hyseni që kanë pasur dhe ende kanë jaranitë e tyre në Beograd e Sofje të Bullgarisë. Këto njerëz janë në gjendje që ta zbrazin Luginën e Preshevës nga shqiptarët vetëm për t`i mbushur kontot e tyre në bankat e Nishit, Beogradit e Sofjes si dhe për të ruajtur ngritjen e tyre në pozicione të rëndësishme në shoqëri.
Është krim ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës që tekat partiake të Prishtinës e Tiranës t`i vuajnë institucionalisht shqiptarët e këtij vendi duke penguar ecjen para dhe zhvillimin institucional, social dhe politik. Fryma e dialogut është frymë progresive dhe pozitive që në Luginë të Preshevës për herë të parë është promovuar nga Alternativa për Ndryshim dhe Shqipërim Arifi. Ky i fundit për herë të parë në historinë e shqiptarëve të kësaj pjese ka arritur që të ndërmjetësoj për një takim midis kryeministrit të Serbisë me kreun e Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim zhvillimin sa më të shpejtë të këtij rajoni.
Qysh në daljen në skenë të Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi pat kërkuar dhe është realizuar një takim me ish kreun e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku për t`i shtyrë proceset te para për hapjen sa më të shpejtë të kufirit në Miratoc, me qëllim të zhvillimit infrastrukturor dhe ekonomik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Komunës së Likovës.
Arifi ka realizuar një takim edhe me kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ku nga i njëjti ka kërkuar që tema e kufirit të realizohet sa më shpejtë.
Të kërkosh me ngulm hapjen e një kufiri të cilit të gjithë shqiptarët i gëzohen, mund të dal ndokush si shkavelli Nehat Hyseni që të hidhërohet dhe të trumbetoj re të zeza.
Të realizosh një Plan Aksional që është i dobishëm për zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës dhe thithjen e fondeve që i takojnë shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga shteti i Serbisë, pasi që shqiptarët e kësaj anë kanë hise në këtë shtet derisa janë taksapagues të tij, dhe këtë gjë ta quash tradhti kombëtare, e të kërkosh izolimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është eksitim dhe dëshirë imagjinare e shkavellave si Nehat Hyseni.
Të zhvillosh infrastrukturën e Komunës së Preshevës dhe të nxitësh investime ekonomike në Luginë të Preshevës është re e zezë mbi konton e Nehat Hysenit. E kuptoj shumë mirë brengën e Nehatit dhe klithmat e urisë të banorëve të Luginës së Preshevës. Do t`i dal në krah klithmave të urisë duke kontribuar që të njëjtat të ndalohen tërësisht edhe me çmimin që kontoja e Nehatit e llojeve si ai të zbrazet e shuhet përgjithmonë.
Por, përderisa ekziston ndryshimi në Luginë të Preshevës, taxhija shkavellave dhe terroristëve të këtillë si Nehat Hyseni nuk do të ndalet. Kështu që të mos frikësohet, të vazhdoj me misionin e tij për të përforcuar jaraninë me Beogradin, sepse popullata e Luginës së Preshevës tashmë po e ndjen në palcë ndryshimin.




No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...