Sunday, December 3, 2017

“Monstra”-shkulja e politikbërjes shqiptare në Maqedoni

Hamdi Nuhiju

Para disa viteve, në afërsi të Shkupit, te liqeni i Smillkovcit, pafajësisht u vranë disa të rinj maqedonas, ku u akuzuan shqiptarët për terrorist islamik dhe pjesëmarrës në një vrasje makabre, ose vrasje monstrum. Me të drejt politike dhe juridike rasti në fjalë u quajt “Monstra”, por si viktimat ashtu edhe fajtorët, ishin viktimë e një diktati politik, i një grykësie në sistemin juridik dhe gjyqësor në Republikën e Maqedonisë.

“Monstra” tronditi opinionin shqiptar, maqedonas dhe ndërkombëtar! Të gjithë e dinin se ata të rinj maqedonas janë të vrarë pafajësisht si dhe të burgosurit e etiketuar si terrorist islamik, pafajësisht u dënuan me burgim të përjetshëm. Zemrat e nënave shqiptare dhe maqedonase u thyen dhe u helmuan nga një ndërhyrje politike në sistemin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. Para medieve u arrestuan shqiptarët sikur të ishin terroristët më të rrezikshëm në rruzullin tokësor, po ashtu u përbuzën edhe ndjenjat fetare dhe njerëzore të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë ku nënat dhe gratë shqiptare me shamia u arrestuan dhe u nënçmuan. Ky imazh politik dhe juridik, i krijuar qëllimisht nga regjimi i kaluar nxiti ndjenjat e shqiptarëve të cilët në mënyrë të paorganizuar dolën në protesta në një numër të madh, që tejkaloi pritshmëritë e të gjitha subjekteve politike duke përfshirë edhe partinë shqiptare në pushtet. Shqiptarët për të parën herë morën guximin të dalin kundër një subjekti politik shqiptar në pushtet që ata i etiketonte si terrorist islamik. Pres konferenca e ish ministres së punëve të brendshme Gordana Jankulloska së bashku me ish zëvendës ministrin shqiptar e dëshmon atë se si u mor vendimi i padrejtë ndaj shqiptarëve. Ende pa u bërë gjyqi për rastin “Monstra”, ish ministrja Jankulloska ngutej për t`i etiketuar shqiptarët si terrorist islamik.
Nëse ekziston një pikë kthese në politikbërjen shqiptare në Republikën e Maqedonisë, reagimi i shqiptarëve në rastin “Monstra” është një fillim i një ndryshimi i cili ende nuk ka përfunduar. Për të parën herë u përdor një e drejtë demokratike, pa frikë prej askujt, dhe u protestua haptas kundër një regjimi që mbyllte dhe vriste shqiptarët.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev më vonë publikoi bomba të ndryshme politike ku premtoi se do të publikonte edhe bombën për Monstrën. Ai u akuzua shpesh herë nga qarqet shqiptare për mos publikimin e bombës për Monstrën dhe manipulimin e mundshëm të tij me ndjenjat e shqiptarëve. Presionin e tillë politik, Zoran Zaev e duroi me një aksion politik  deri në shndërrimin e atij aksioni në kryeministër të Republikës së Maqedonisë dhe në momentin e caktuar, me vepër e dëshmoi atë që tha me fjalë. Me insistimin e tij, rasti “Monstra” u kthye në rigjykim. Si rezultat i kësaj, të burgosurit e rastit “Monstra”, të dënuar me burgim të përjetshëm u liruan në paraburgim shtëpiak. Shpresa dhe gëzimi u kthye tek familjet e vuajtura. Njëkohësisht u kthye shpresë edhe tek të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë se paska një dromcë drejtësie në këtë shtet. Lajmi për të liruarit e rastit “Monstra” mori dhenë. Edhe në këtë rast pamë momente irrituese nga aktorët e dikurshëm politik që ishin pjesëmarrës në sajimin e rastit “Monstra” e të cilët dolën thuajse të parët me vlerësime pozitive pas ndryshimit të situatës.
Komentues dhe analist të ndryshëm politik në Republikën e Maqedonisë, ndryshimin e procesit gjyqësor “Monstra” e vlerësojnë edhe si një shkulje ose rrënjosje totale të politikbërjes shqiptare. Sipas tyre, politikbërja shqiptare në Maqedoni është deshifruar skajshmërisht në paaftësi. Ekzistojnë edhe interpretime të tilla se nëse kryeministri i vendit, Zoran Zaev tash do të kërkonte zgjedhje të parakohshme, me siguri, të gjitha subjektet politike shqiptare do t`i linte në total me dy ose tre deputet.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...