Hamdi Nuhiju
Kampanja për
zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës është duke dalluar prej vitit të kaluar
duke e pasur parasysh atë se të gjithë kundërshtarët e dikurshëm janë bërë
bashkë. PVD-PDSH si dhe partizat tjera më të vogla janë bërë bashkë kundër
APN-së së Shqiprim Arifit.
Me çdo çmim duan që me 24 dhjetor Shqiprim Arifi t`i
humb zgjedhjet në Komunën e Preshevës, ndërsa avazi i vjetër i mosndryshimit
asnjëherë të mos ndërroje.
Dalja në skenën
politike APN-ja e Shqiprim Arifit ka bërë një gjë tepër të dobishme, i ka bërë
bashkë të gjitha partizat dhe partitë faktor në këtë pellg të sherrit që
sherrin di t`ia sheh edhe Stambolli.
U pa edhe sundimi i
Ragmi Mustafës, Riza Halimit dhe së fundmi edhe i Ardita Sinanit, vajzës
elegante e cila në periudhën sa ishte në pushtetin e Komunës së Preshevës nga
faqja zyrtare e kësaj komune në rrjetin social-Facebook shante dhe ofendonte
APN-në e Shqipërim Arifit dhe nxirrte foto denigruese.
Nacionalistët, ish
ujqit e vjetër të Serbisë i futën në kurth edhe disa naiv nga radhët e
praktikantëve musliman, interesxhinj deri në pikën e fundit, të cilëve ja dimë
edhe biografinë e tyre të bardh e të zezë nga periudha e studimeve. Për interesin
e nacionalistëve, këto praktikant musliman shumëllojshmërinë e ngjyrave në
Preshevë duan që ta shohin vetëm zi dhe ta detyrojnë APN-në e Shqiprim Arifit
ta përmend vetëm ngjyrën e bardhë. Ky lloj aksioni-reaksioni në këtë kampanjë
do të dëmtoje dukshëm interesat e shqiptarëve të cilët mund që të ushqehen
vazhdimisht me nacionalizëm duke mos iu afruar asnjë perspektivë reale për
mbijetesë.
Ardhja në kreun e
komunës së APN-së së Shqiprim Arifit dëshmoi për një transparencë dhe punë
progresive e orientuar kah investimet kapitale si dhe përmirësimi i urbanizmit
si dhe klimës nacionale në Luginë.
Shqiprim Arifi u bë
promotor i pajtimit kombëtar dhe ndërmjetësimit midis liderëve shqiptar në
Kosovë, Shqipëri, Maqedoni duke krijuar një urë lidhëse komunikimi me
autoritetet e Beogradit. Po ashtu interesi i kahmotshëm i shqiptarëve të
Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës është hapja e kufirit në Miratoc, ndërsa këtij
procesi po i prin APN-ja e Shqiprim Arifit.
Të mblidhesh bashkë
me nacionalistët e kalbur që qendrën e kanë në Beograd e të hedhësh vrerë e
shpifje kundër Shqiprim Arifit në mediet e ndryshme si dhe në rrjetet sociale,
d.m.th. të stoposh të gjitha ato nisma progresive investuese në Luginën e
Preshevës, të pengosh hapjen e kufirit në Miratoc ku shqiptarët e Karadakut do
të kanë mundësi zhvillimi ekonomik dhe politik.
O Zot fali se nuk
dinë se çka janë duke bërë, këto kundërshtar politik, zhurmaxhinj të cilët kanë
ikur nga Lugina e Preshevës dhe prej larg po e sulmojnë Shqiprim Arifin, ndërsa
i njëjti po pengon zbrazjen e Luginës së
Preshevës prej shqiptarëve.
Fali se janë duke mëkatuar
kur janë rreshtuar kah pijanecët dhe njerëzit lojal të Serbisë e janë duke e
sulmuar Shqiprim Arifin me arsyen e vetme se i njëjti është besimtar musliman.
No comments:
Post a Comment