Wednesday, February 21, 2018

Parti autonome shqiptare ose të mos varesh nga ndikimi sllav, rus e turk


Hamdi Nuhiju

Skena politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë qysh prej themelimit të saj si shtet e deri më sot ka pasur parti të ndryshme politike të cilat kanë ardhur me ide për ta ndryshuar statusin politik dhe juridik të shqiptarëve.
Këto parti janë transformuar me kalimin e kohës, ku disa prej tyre kanë ngelur si pjesë e të kaluarës, ndërsa një pjesë ende janë si shenja identifikuese në shoqëri që tregojnë rrugën ose kahen në të cilën kanë kaluar shqiptarët.
Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë një popull liridashës, të cilët kanë vuajtur shumë nga sistemi i standardeve të dyfishta prej okupatorëve të ndryshëm që kanë qenë në këto toka, por kanë vuajtur ende më shumë nga vasalet dhe të dëgjueshmit e pushtetit nga radhët e tyre. Kohët e ndryshme kanë prodhuar dhe nxitur sfida të ndryshme të cilat është dashur që të kalitin indin shoqëror dhe të transformojnë mendimin dhe aksionin politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
E djathta me të majtën gjithmonë janë ndërsyer në mesin e ofertave politike shqiptare të cilat kanë kërkuar me ngulm hapësirën gjallëruese dhe ringritjen e kërkesave kombëtare të shqiptarëve përmes frymës ideologjike dhe mentalitetit internacional. Shqiptarët kanë qenë mirënjohës si ndaj të djathtës ashtu edhe ndaj të majtës duke i mundësuar një terren hapërimi të gjitha frymave dhe rrymave të ndryshme ideologjike.
Lufta mes të majtës dhe të djathtës nuk i ka lënë shumë hapësirë qendrës ose konservatizmit. Kanë qenë momente historike ose kyçe për shumicën që të kapet treni i modernizmave në kuptimin e transformimit në kohë të këtij koncepti. Bota demokratike ose bota majtiste nëse në periudha të caktuara ka qenë moderniste, shqiptarët e Maqedonisë është dashur që të rreshtohen kah forcat të cilat kanë përcaktuar fatin e shumicës së popujve në Ballkan, Evropë dhe botë. Sistemimi dhe oferta politike edhe nga vet intelektualët dhe politikanët shqiptar ka qenë i ndikuar dukshëm nga trendet botërore që kanë përcaktuar frymën dhe orientimin.
Pjesa dërmuese e intelektualëve dhe akademikëve ndajnë mendimin se shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë kanë ditur që në kohë të përcaktohen në anën e duhur, duke qenë gjithmonë në hap me kohën. Por, në periudha të caktuara historike ka pasur persona, individ dhe grupe të caktuara shoqërore që kanë luajtur rrole destruktive e që duke i shërbyer interesave të caktuara jo shqiptare kanë dëmtuar mjaftueshëm popullin shqiptar. Ato grupe dhe parti politike duke u thirrur në vlerat e luftës si dhe të nacionalizmit, e sidomos luftës së fundit të vitit 2001, uzurpuan hapësirën publike si dhe mendimin e lirë dhe kritik të shqiptarëve e vendosën në sustën e partive politike maqedonase. U gërrye konceptualizmi i tyre histerik si një masë mbrojtëse e mbijetesës politike duke ia shembur shpresat të gjitha përpjekjeve dashamirëse dhe liridashëse të grupeve të mëparshme.
Formula e të majtës leniniste që historikisht është e njohur si një mbytje kolektive e heshtur në formën e censurimit të mendimit publik si dhe varfërimit të skajshëm të popullatës, nxitjes së populizmit dhe hedhjes pluhur ndaj të gjithë individëve liridashës-qëllimmirë u duk si e dobishme për këtë grupacion. Si rezultat i kësaj nisi procesi i shpërnguljes së Maqedonisë prej shqiptarëve, varfërimit të skajshëm, ndërsa në anën tjetër, partia shqiptare në pushtet që mbante këto vlera e njohur në opinion si BDI vazhdonte të forcohej e pasurohej gjithnjë më shumë. Ngjarjet e vitit 2015 dëshmuan për kulmin e një politike antishqiptare e cila tregonte për futjen thellë në hipotekë të një subjekti politik nën çizmen sllave. Vulosja e gjithë kësaj hipotekë ishin zgjedhjet lokale ku haptas kryeministri reformist Zoran Zaev lobonte për kuadrot e BDI-së që t`i mundnin kandidatët e Lëvizjes Besa tek të cilët shihnin rrezik potencial për avancimin dhe përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Tashmë BDI-ja pas zgjedhjeve të fundit lokale nuk mund t`i ikë vulës, hijes dhe ndikimit sllav. Në anën tjetër, Lëvizja Besa edhe pse vazhdimisht është e akuzuar si parti me ndikim turk, në Programi Politik i Lëvizjes Besa, 2018-2022 i miratuar në Kongresin e parë të kësaj partie të mbajtur me 18.02.2018 në Tetovë, në f.19 shkruan:”BESA është lëvizje AUTONOME-megjithëse është e hapur për bashkëpunim me të gjithë, ajo është lëvizje e pavarur, subjekt më vete, dhe nuk është filialë e asnjë subjekti të brendshëm a të jashtëm.”


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...