Monday, February 26, 2018

Lëvizje autoktone pa ndjenjën e tradhtisë dhe puçit


Hamdi Nuhiju

Lëvizjet politike në shoqëri ndikojnë në krijimin e klimës pozitive për të bashkërenditur procese të cilat pikëtakimin e kanë tek bindjet dhe ndjenjat e njerëzve. Këto lëvizje përballen me stuhi dhe sfida të ndryshme ku gati se turfullojnë ashtin dhe lëkundin idetë.

Të tilla lëvizje kur paraqiten në shoqëri, paraqiten edhe rigrupimet e partive politike majtiste-djathtiste e të qendrës duke tejkaluar barrierat e tyre ideologjike dhe duke u bërë bashkë para një uragani. Frika e gllabërimit dhe idesë autoktone këto parti të varura dhe ndikuara prej qarqeve të ndryshme i bënë të imunizojnë radhët dhe të përdorin të lejuarën dhe të ndaluarën drejt krijimit të puçit, tradhtisë e mashtrimit. I gëzohen çdo gjëje, nëse Lëvizjes ia heqin vetëm S-në ose edhe bishtin. Eksitohen dhe përdorin të gjitha armët e medieve masive për të shprehur dalldinë e tyre politike drejt turbullimit të ujit në skenën politike.
Masat e paedukuara me leximin e situatave dhe gjendjeve dinë që të duken se po bien pre e kurthit të puçit, tradhtisë e mashtrimit. Kur lëvizja është autoktone ajo është e bindur se masat mund që t`i kthen kah epiqendra si një magnet tërheqës. Ashti, shpirti dhe trupi e kërkon që të kthehet në vetvete ose në burimoren. Ndonjëherë dalldisesh e del nga vetvetja. Situatat e tilla gjithmonë janë sinonim i sqarimit të gjendjeve të pakëndshme, çrregullimeve e tradhtive të ndryshme. Kur kthehesh në vetvete dhe kupton dallimet midis idesë autoktone të artikuluara përmes një lëvizje, dhe ideve të importuara, të huaja dhe të dëmshme, ia fut ethet të majtëve, të djathtëve dhe atyre të qendrës të ndikuar e të varur prej konceptit TJETRI.
S-ja kur shkëputet prej LËVIZJES humb identitetin e saj politik, njerëzor dhe shoqëror duke u paraqitur si një barrierë gllabëruese e pjesës së dytë ‘Lëvizje Autoktone’. Në zhargonin popullor nga aktivist i idesë shndërrohesh në halabak dhe nga një pjesë përbërëse e Lëvizjes, shndërrohesh në Halabakhane.
Ideja e Lëvizjes autoktone vazhdon edhe nëse shkëputet S-ja dhe këtë gjë e dinë edhe miqtë edhe armiqtë e idesë. Prandaj nga pozita e neutralitetit kanë dal haptas të grupuar dhe me plan djallëzor për ta zhdukur idenë.
Ideja e Lëvizjes Besa është shpirti dhe arteriet e popullit shqiptar në Maqedoni. Janë rrugëtimi i lirisë dhe sakrificës i ndërtuar me vite e shekuj përballë të gjitha sistemeve djallëzore. S-në kësaj Lëvizje mund t`ia vjedhësh dhe shkëputësh, po të kujtosh se ia vodhe e zhduke idenë është njëjtë si të kujtosh se mund ta zhdukësh shpirtin dhe arterien e popullit.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...