Hamdi Nuhiju
Turbulencat politike gjithmonë nxjerrin
në pah hipokrizinë dhe interesat e ngushta meskine të grupeve të caktuara të
interesit të cilat janë të lidhura si lak për fyti. Lëvizja autonome e cila
buron nga populli dhe nuk ndikohet aspak prej frymës së Lindjes e Perëndimit
secilën situatë të turbulencave politike e sheshon dhe vendos në renditjen e
prioriteteve dhe vlerave.
Pyetjet, çka, si, pse dhe ku janë
kurrikula e rrugës së vizatuar të veprimit politik drejt arritjes së synimit të
nxjerrjes në pah të vlerave me të cilat identifikohet populli shqiptar në
Maqedoni.
Në proceset e domosdoshme politike
është e shëndetshme që të përfshihen të gjitha subjektet politike që kanë
legjitimitetin dhe legalitetin e votuesve të tyre. Të tilla procese janë historike
dhe mos përfshirja në to krijon një njollë të zezë e cila mund të bartet gjatë
tërë ekzistencës në skenën politike si një subjekt ose lëvizje. Ekziston edhe
interpretimi i tillë që thotë se njollosesh nëse bëhesh pjesë e procesit, por
kjo njollë nëse mund ta quajmë të tillë, arsyetohet me ekzistimin e një qëllimi
më të lartë e që është debllokimi i proceseve euro-integruese të vendit.
As VMRO-DPMNE si një parti konservatore
në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë si pengesë për integrimin e vendit
në strukturat euro-atlantike nuk është duke guxuar që t`i dal kundër kësaj fryme.
I vetmi subjekt politik që ka rezerva në gjithë këtë rrugëtim është krahu i
LSDM-së në Gostivar, BDI-ja e cila ditëve të fundit tregoi dëgjueshmëri duke
bllokuar funksionimin e një qyteti shqiptar si Gostivari.
BDI-ja kohët e fundit po bënë dy
aktivitete paralele:
1. Bllokimin e institucioneve në
Gostivar për t`i çuar në vend urdhrat e LSDM-së &
2. Ngjalljen e frikës për përfshirjen
e mundshme të Lëvizjes Besa në qeveri.
Është normale që Lëvizjes
Autonome të gjithë t`i frikësohen dhe të ngjallin pesimizëm për çdo veprim të
saj. Dyshimi i cili duhet nuancuar tek vendimmarrja e Lëvizjes Besa është mënyra
e sjelljes së kryeministrit të vendit, Zoran Zaev. Në ato nuanca mund që të
zbulohet edhe përfshirja e mundshme e elementeve qeveritare në ngjarjet e
brendshme të kësaj Lëvizje. Por nëse dinë që të qartësohen dhe definohen, atëherë
krijohet mundësia e hutimit dhe shtimit të frikës në BDI.
Mediet e Shkupit, Tiranës dhe
Prishtinës vazhdimisht po raportojnë për sjellje të njëjta të ministrave të BDI-së
në qeverinë e Zaevit si në kohën e Gruevskit. Ajo që nuk po nxirret në shesh është
mënyra e paketimit të pandëshkueshmërisë së secilit delikt të funksionarëve të kësaj
dege të LSDM-së.
Lëvizja Autonome nuk guxon që t`i
frikësohet marrjes së përgjegjësisë në proceset historike të cilat sjellin të
mira të përbashkëta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Vet frika
e BDI-së për vendosmërinë e marrjes së përgjegjësive dhe dasma e BDI-së në
momentin kur kjo Lëvizje pat vendos që të qëndroj opozitë konstruktive është një
tregues i rëndësishëm.
Por vendimmarrja e Lëvizjes
Autonome para se të përgatitet për të marr përgjegjësi duhet që t`i qartësoj dyshimet
e nuancuara tek qëllimet e kryeministrit Zoran Zaev si dhe t`i përgjigjet pyetjeve
çka, si, pse dhe ku.
No comments:
Post a Comment