Hamdi Nuhiju
Këtyre ditëve është aktualizuar tema e ndryshimit të
modelit zgjedhor edhe për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare të caktuara që të mbahen me 12 prill të vitit 2020. Kjo temë ka
marr jehon në të gjitha sferat e shoqërisë duke mbajtur zgjuar opinionin.
Ajo që po habit shumë njerëz brenda dhe jashtë Maqedonisë
së Veriut është qëndrimi i partive politike shqiptare në lidhje me këtë temë. Asnjëra
prej tyre nuk kanë qëndrim të njëjtë dhe të drejtë sa i përket modelit
zgjedhor. Secila duke u bazuar në kalkulimet e saja partiake ka dhënë edhe vlerësimet
e saja.
Nga disa prononcime të zyrtarëve të BDI-së, sikur Artan
Grubi, Nevzat Bejta dhe Bujar Osmani, nga kjo parti në mënyrë kategorike janë kundër
ndryshimit të modelit zgjedhor. Argumenti i tyre i vetëm në këtë kundërshtim është
fakti se bëhet fjalë për ndryshimin e modelit zgjedhor pesë muaj para mbajtjes
së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tyre, kjo temë duhet që të
diskutohet në rrethana tjera.
Nga partia Aleanca për Shqiptarët që momentalisht gjenden
në opozitë, si duket nuk i pëlqen ideja e një njësie zgjedhore dhe ato kanë
propozuar që Maqedonia të ketë tetë njësi zgjedhore me qëllim që të përmirësohet
padrejtësia ndaj votuesve shqiptar. Sipas propozimit të Aleancës për Shqiptarët,
nëse do të krijohen edhe dy njësi zgjedhore, atëherë në tetë njësi zgjedhore
vota do të balancohej në mënyrë të barabartë dhe shqiptarët do të
favorizoheshin.
Në anën tjetër, zyrtarët nga partia Alternativa, Skender
Rexhepi dhe Driton Sulejmani haptas flasin për ndryshimin e modelit zgjedhor në
një njësi zgjedhore. Sipas tyre, nëse në Maqedoninë e Veriut do të kishim vetëm
një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, atëherë vota shqiptare do të
faktorizohej, por edhe do të fitonim në cilësi nga kandidatët shqiptar që do të
paraqiteshin në garë. Jo çdo njeri do të kishte mundësi që të zgjidhej deputet
dhe kriminelët nuk do të kishin mundësi që të fshiheshin prapa logos së partisë
dhe punës së parlamentit për t`i ikur burgut.
Igor Janushev dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE janë kundër
shndërrimit të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore. Si parti ata kanë
propozuar 120 njësi zgjedhore që indirekt i bie sistem mazhoritar që të kalonim
në diktaturë.
Argumentet e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski
ishin se deputetët duhet që të zgjidhen nga regjione të caktuara dhe jo të
marrin vota nga e tërë Maqedonia. Nëse marrin vota nga e gjithë Maqedonia, atëherë
kë përfaqësojnë ato? Pyet Dimovski, dhe vazhdon argumentin se edhe kontrolli i
qytetarit ndaj punës së deputetit do të pamundësohej me një model të një njësie
zgjedhore.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe njëherit
kryetar i LSDM-së është propozues dhe përkrahës i ndryshimit të modelit
zgjedhor në një njësi zgjedhore. Sipas tij, edhe nëse ky propozim nuk votohet
me konsensus në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, deputetët e kësaj partie do
të votojnë për ndryshimin e Modelit Zgjedhor në një njësi.
Kristijan Fidanovski në lidhje me këtë temë ka shkruar një
blog ku ka analizuar mundësinë e ndryshimit të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore
në zgjedhjet e vitit 2016. Duke e pasur parasysh se modeli i një njësie zgjedhore
ka prag prej 5 %, atëherë në zgjedhjet e vitit 2016 në Kuvendin e Maqedonisë do
të ishin tre parti më pak: Partia Demokratike Shqiptare (2,5 për qind të
votave), Aleanca për Shqiptarët (2,95 për qind), e madje edhe Lëvizja Besa
(4,86 për qind) do të mbeteshin pa asnjë nga gjithsej dhjetë mandatet e tyre së
bashku.
Por akademik Izet Zeqiri nuk ndan mendimin e njëjtë me të.
Në mënyrë statistikore, Zeqiri argumenton se me këtë model zgjedhor shqiptarëve
po i bëhet padrejtësi e madhe duke u favorizuar maqedonasit për 8.32 %, ndërsa duke
u dobësuar në numra shqiptarët për -6 %. Sipas akademik Zeqirit, nëse do të
zgjidhej modeli i një njësie zgjedhore, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të
kishin 30 deputet.
Iniciativa për një njësi zgjedhore sot i ka dorëzuar dy
propozime për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, kumtoi sot në një
konferencë për shtyp në Parlament deputetja, Liljana Popovska.
“Në propozimin e parë kërkuam që të bëhet ndryshimi nga
gjashtë njësi zgjedhore në një njësi zgjedhore ndërsa në propozimin e dytë
paraqitëm lista të hapura për zgjedhjet lokale, numër të barabartë të burrave
dhe grave si në zgjedhjet lokale edhe në zgjedhjet parlamentare dhe mekanizëm
për zgjedhje të përfaqësimit proporcional të këshilltarëve në listat”, kumtoi
Popovska.
A do të kemi model të një njësie zgjedhore dhe lista të
hapura ku disa të sulltan të politikës shqiptare përfundimisht do të
pensionoheshin nuk e di. Veç e di se qëndrimet kundër interesave të votave shqiptare
do të duhej që të ndëshkoheshin nga sovrani me 12 prill të vitit 2020.
No comments:
Post a Comment