Hamdi Nuhiju
Edhe pse duket se është herët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare të caktuara që të mbahen për me 12 prill të vitit 2020, partitë politike
shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarr disa aktivitete dhe masa duke
shpalosur para opinionit ofertat e tyre. Në këtë mënyrë, secila prej partive
politike shqiptare po mundohet që ta marr hapin para partive tjera duke tentuar
që të qenë sa më prezent në medie përmes ideve dhe programeve të cilat sipas
tyre janë më të duhurat.
Partitë politike shqiptare në momentin e përgatitjes për t`u futur në garën
e 12 prillit të vitit 2020, përveç sfidave dhe problemeve të mëdha që janë duke
i preokupuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kanë edhe një problem jetik dhe
përmbajtjesor sikur ai i shpërnguljes së të rinjve. Theksi vendoset tek shpërngulja
ngaqë brenga e popullatës, por edhe e disa partive politike shqiptare është mu
aty. Kur njerëzit shpërngulen dhe nuk kanë qëndrim të përhershëm në Maqedoni,
atëherë përveç numrit të popullatës, zvogëlohet edhe numri i votuesve potencial
që do të shkonin në llogarinë e partive politike shqiptare.
Po përcjelli dhe po lexoj opinione dhe debate të ndryshme në lidhje me
zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Përveç Alternativës dhe Aleancës për
Shqiptarët që kanë shpalosur një koncept paraprak për zgjedhjet e 12 prillit të
vitit 2020, deri më tani prej partive tjera politike shqiptare nuk kemi dëgjuar
dhe nuk kemi parë asnjë program e as ofertë të qartë për atë se si do t`i
bindnin votuesit ditën e votimeve.
Nga partia Alternativa e shpalosën idenë ‘Vatra Jonë-Alternativa Jonë’ ku përmes
takimeve të përditshme nëpër të gjitha ambientet shqiptare në Maqedoninë e
Veriut diskutohet dhe debatohet haptas problemi i shpërnguljes së shqiptarëve
si dhe zgjidhjet e mundshme për parandalimin e këtij fenomeni. Alternativa ka
arritur që t`i senzibiloje strukturat dhe opinionin shqiptarë në Maqedoninë e
Veriut me temën e cila është mjaft e ndjeshme për të gjithë. Si dhe ka ndërmarr
disa hapa konkret në përgatitjen e ideve për gjetjen e zgjidhjeve për këtë
problem.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka shpalosur ofertën e kësaj
partie që përmban brengën esenciale të partisë Alternativa, e që është shpërngulja
e të rinjve, duke shkuar një hap më konkretisht në opinion dhe shpalosur tre
shtyllat me rëndësi sipas tyre për parandalimin e kësaj: arsimimin, shëndetësinë
dhe sistemin e drejtësisë. Se si do të materializohen këto ide të Alternativës,
po edhe të Aleancës për Shqiptarët, për lexuesin dhe dëgjuesin e vëmendshëm të
ngjarjeve politike në vend nuk është shumë e qartë.
BDI-ja nëpër debatet televizive po mundohet që situatën politike dhe
ekonomike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ta paraqes në mënyrën më të
mirë. Sipas këtij subjekti politik, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve
në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft, janë përmendur disa asfaltime të rrugëve,
e disa projekte nga Ministria e Kulturës të realizuara nga kuadri i Partisë
Alternativa , si të arritura të mëdha të BDI-së. Në pyetjen, çka më tutje,
sipas BDI-së, nënkuptohet kjo gjë nga elektorati shqiptar.
Ali Ahmeti disa herë është marr me opozitën shqiptare në Maqedoni duke kundërshtuar
copëzimin e votës shqiptare sipas tij.
Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti iu përgjigj akuzave të këtilla të Ali
Ahmetit në një deklaratë për syri.net duke thënë ndërmjet tjerash se pikërisht kur
BDI-ja ishte e fortë, shqiptarët ishin tepër të dobët, tash kur BDI-ja është e dobët,
shqiptarët janë forcuar dukshëm.
Megjithatë, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në një intervistë në
Pressing në T7 përmendi gabimin më të madh të LSDM-së sipas tij, e që është
mbajtja gjallë e BDI-së. Zekiri deklaroi se pa bashkimin e opozitës shqiptare,
do të ishte tejet e vështirë që BDI-ja të rrëzohej, ndërsa për zgjedhjet e 12
prillit, ai premtoi se në pozita për t`u bërë deputet shqiptar nga LSDM-ja do të
ketë më shumë persona sesa tani.
Ofertat e partive politike shqiptare nuk janë zyrtare, por mund të themi se
edhe në momentin e zyrtarizimit, elementet kryesore të atyre ofertave do të janë
këto. Sulmet ndërmjet tyre tashmë janë bërë normale, pritet rritja e nivelit të
sulmeve.
Opinioni është i vetëdijshëm se me 12 prill të vitit 2020 mund që ta bëje
ndryshimin e madh duke përmbysur të keqen dhe çliruar përfundimisht popullin
shqiptar nga kthetrat e politikës.
No comments:
Post a Comment