Tuesday, March 3, 2020

Slogani që tregon sa i dobët është një subjekt politik

Hamdi Nuhiju

Sloganet e partive politike gjatë zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale japin porosinë dhe mesazhin deri te anëtarët, votuesit dhe simpatizantët për projektin dhe idenë për të cilën janë duke garuar. Slogani në parim duhet të jetë i thjeshtë, të mbahet mend lehtë nga të gjithë dhe të reflektoj dimensionin elektrizues tek subjektet politike.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut na kanë habitur me disa gjetje sloganesh të disa subjekteve politike shqiptare. Gjetja më interesante dhe që ia vlen të reflektohet në të është ajo e Bashkimit Demokratik për Integrim-Hajde knej. ‘Vjen vera ka dera’ është slogani i PDSH-së së Menduh Thacit.
BDI dhe PDSH si dy subjektet më të vjetra politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po garojnë për të kërkuar votën e shqiptarëve dhe vazhduar politikat e njëjta sic i kanë realizuar me dekada.
Vera në dyert e PDSH-së do të jetë e vështirë që të vijë, duke e pasur parasysh mënyrën e udhëheqjes së kampanjës politike ku të gjithë liderët politik shqiptar janë të këqij me përjashtim të Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit. Menduh Thaci si një top dore e BDI-së po përdoret në këtë kampanjë zgjedhore njëjtë sic u përdor Shpend Ahmeti dhe PSD-ja në Kosovë nga ana e AAK-së.
Slogani Hajde knej, sic duket është gjetje e inspiruar nga kënga e Dafina Zeqirit-Hajde ma knej, këngë me përmbajtje dhe skena erotike. Për këtë gjë na tregoi edhe i pari i institucioneve edukative-arsimore,ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi i cili gjatë fundjavës, aktivistëve të BDI-së i dëshiroi një fundjavë të këndshme me këtë këngë.
Në opinion slogani i BDI-së u interpretua ndryshe nga ajo që aktivistët e BDI-së duan të na paraqesin. U tha se BDI-ja është më e dobët se 10 deputetët aktual, prandaj ka nevojë që votuesit t`i thirr knej.
Hajde knej është një porosi dhe mesazh se BDI-ja ka krizë të identitetit politik të cilin e ka dëmtuar gjatë dy dekadave të fundit përmes skandaleve të shumta. Votuesit e dikurshëm dhe ish simpatizantët e BDI-së tashmë janë ose neutral, që nuk merren me asnjë parti politike shqiptare, ose kanë kaluar tek opsionet tjera shqiptare jashtë BDI-së dhe PDSH-së. Këtë gjë shumë bukur e ka pasqyruar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë televizive ku tha se BDI-ja është Nëna e madhe.
Pas presionit të opinionit publik, ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi e fshiu postimin e tij në Facebook me këngën e Dafina Zeqirit-Hajde ma knej.

Pas veprimit pendues të ministrit Ademi, a do të pendohet edhe BDI-ja për këtë gjetje që tregon qindra-mijëra dobësi? Në komentet që u bënë në postimin e ministrit Ademi, nga ana e aktivistëve të BDI-së i jepej kurajo të njëjtit si një njeri mendjehapur. Në opinionin publik parashtrohet pyetja, sa e carë duhet të jetë mendja për të përzgjedhur një slogan që haptas tregon frikën e BDI-së prej oponentëve politik?

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...