Wednesday, January 12, 2022
Energjia elektrike, luani dhe lepuri, pak sheqer, kryp si dhe Frojdi në mes !?
Monday, January 3, 2022
Kur trashet kurbani?!
Wednesday, December 29, 2021
Corapet e Pinokios vihen në këmbë apo në hundë?
Thursday, December 23, 2021
Pse mbyllen libraritë?
Monday, September 13, 2021
Një karrige gjinekologjike për politikanët tanë
Hamdi Nuhiju
A e keni provuar ta kaloni kufirin ilegalisht dhe të
kapeni nga policia? Keni dëgjuar për karrigen gjinekologjike e cila përdoret në
stacionin policor gjatë kontrollit në kufi?
Mënyra e transportimit të lëndëve narkotike është aq e sofistikuar
saqë shpesh herë në kufi nuk gjendet rrugë se si të zbulohet. Por karrigeje gjinekologjike
është ilaç ose bar juridik dhe sanksionues për personat që tentojnë për të
fshehur gjëra.
Specialistët të dyshuarin e ulin në karrigen
gjinekologjike, i veshin disa doreza dhe fillojnë kontrollin detal.
Në karrigen gjinekologjike ulen të dyshuarit për hajni të
ndryshme të cilët tentojnë që në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin
administrativ të një shteti. Në atë karrige ndjehen rehat specialistët e fushës,
pasi që me sa më pak mund zbulojnë gjërat që tentohen të mbulohen. Aq hall të
madh kanë disa hajna që gjërat e vjedhura tentojnë t`i fshehin aty ku nuk
fshihen.
Në karrigen gjinekologjike ulesh edhe nëse i ke mbi 100
kg, nuk pyetesh ti për këtë vendim, por vendos policia kufitare. Realisht vendos
faji për të cilin dyshohesh, ose më saktësisht rruga që ke zgjedhur.
Nëse njëherë e provon karrigen gjinekologjike ndoshta ke
dëshirë ta provosh përsëri dhe përsëri dhe përsëri deri në pafundësi. Ulja në
karrigen gjinekologjike të shndërrohet në ves dhe pastaj të krijohet një mit në
shoqëri për personin e dashuruar pas këtyre karrigeve.
Karriget gjinekologjike funksionin e saj fillestar e kanë
për gratë shtatzëna me qëllim që sa më lehtë të kryhet kontrolli i tyre që të
ruhet shëndeti i nënës dhe foshnjës e cila pritet të vije në këtë botë. Po ashtu,
specialist të caktuar e kanë paraparë përdorimin e saj edhe për zbulimin e
hajnive të ndryshme.
Zgjedhjet lokale janë afër. Ata do të mbahen me 17 tetor
të vitit 2021. Në zgjedhje janë duke garuar mijëra politikan të përdorshëm dhe
të papërdorshëm. Në to po garojnë për herë të parë shumë politikan të rinj, të
cilët ndoshta edhe nuk e meritojnë të ulen në karrigen gjinekologjike. Pasi që
ende nuk janë sprovuar! Edhe pse, realisht gjërat shikohen në bazë të qëllimit.
Nëse qëllimi është ndryshimi për të mirë, edhe politikani për atë qëllim do të shpërblehet.
Por nëse qëllimi është që politikani hajn të shkoje për të ardhur politikani tjetër
hajn, karrigeje gjinekologjike do të ishte mjet ideal për to.
Cilin politikan të pozitës ose opozitës e kishe ulur në
karrigen gjinekologjike?
Me pas pasur në dorë ti dekorimin e kabinetit qeveritar
dhe furnizimin e saj me karrige, a i kishe ndërruar të gjitha karriget e
ministrave me karrige gjinekologjike?
Saturday, September 11, 2021
Çorapet e bardha-kravatën e kuqe !
Hamdi Nuhiju
Sot në kalendar data është 11 shtator. Është data e
fundit e dorëzimit të listave për këshilltar komunal për zgjedhjet lokale që
pritet të mbahen me 17 tetor të vitit 2021.
Sot është festë si e Zeusit në malin Olimp. Është një ditë
Arife kur të rinjtë, të rejat, fëmijët pastrohen në mënyrë të përgjithshme para
festës së madhe të Bajramit.
Sot politikani i lagjes është i lumtur sikur ditën kur e
dashura i tha: PO! Është ditë e ngjashme me ditën kur Omer Khajami shkroi
vargjet e famshme për femrat dhe alkoolin.
Në një ditë si sot, Mexhnuni u dashurua në Lejlën, Murakami
e përfundoi veprën “Vrasja e komandantit”, Sterjo Spasse e kuptoi se “Pse” është
fillimi dhe mbarimi i çështjes.
Si sot ka qenë dita kur në shkollë të mesme në lëndën “Letërsi
dhe gjuhë shqipe” politikani i lagjes së katundit e patë mësuar tregimin rumun “Shoku
im MITU”.
Si sot ka qenë dita kur Elon Musk ka zhvilluar
intelegjencën artificiale dhe ka krijuar idenë e krijimit të trurit artificial.
Tomas Edison pas mijëra dështimeve në eksperimente, ka qenë një ditë e ngjashme
me ditën e sodit kur ja ka qëlluar!
Karl Marks në një ditë të ngjashme me të sodit ka përfunduar
së lexuari “ Mukadimma ” të Ibën Haldunit dhe iu është krijuar ideja e shkrimit
të veprës “Kapitali”.
Madona në një ditë të ngjashme me të sodit ka krijuar idenë
e lansimit të këngës “Frozen”.
Zigmund Frojd shkruan për “ Totemin dhe tabunë ” dhe si
pasqyrohen këto dy fenomene te popujt primitiv. Është rrjedhë e familjes së tij
mendja gjeniale si e Eduard Berneys, njërit prej mjeshtërve të komunikimit
strategjik në tërë botën i cili nisi dy kampanja të suksesshme. Kampanjën për të
nxitur femrat për të pirë duhan dhe kampanjën për t`i ndaluar femrat për të pirë
duhan! Data ka qenë e ndryshme, por dita ka qenë si e sodit kur ka punuar i njëjti
në këtë ide të kundërt.
Në një ditë të ngjashme me të sodit, Alija Izetbegoviq për
shkak të shkrimit të librit “Deklarata islame” burgoset në burgjet famëkeqe jugosllave.
11 shtatori i vitit 2001 ishte dita kur në SHBA u rrëzuan
dy kullat binjake. Por të kthehemi nga e para.
Politikani i lagjes së katundit sot është i lumtur! Kuvendi
i nëndegës dhe degës ka vendosur që ai të qëndroj në listën e partisë, pa marr
parasysh numrin. Për të nuk ka rëndësi numri se ku qëndron, por mënyra se si ka
vendosur Kuvendi.
Për t`u dukur më serioz para shokëve sot ai ka veshur
çorapet e bardha dhe kravatën e kuqe.
Friday, September 10, 2021
Chunga Llunga politikani i sodit
Hamdi Nuhiju
Chunga Llunga çamçakëzat janë më karakteristikat dhe më të
lirat në treg. Me 5 denar blen një pako me 5 çamçakëza, me 5 çamçakëza prej 1
denarëve kënaq 5 politikan.
Pesë deputet të pozitës me pesë çamçakëza Chunga Llunga bëjnë
mrekulli! Përfundimisht kanë vendosur që t`i heqin lugët e makiatos prej goje.
Chunga Llunga ka shije të ndryshme dhe karakteristike për
dallim prej çamçakëzave tjera. Në garën e çamçakëzave janë futur edhe deputetët
e opozitës.
Deputeti A me deputetin B ishin vënë bast se kush do të bëjë
tupanin më të madh prej çamçakëzave Chunga Llunga. Ishte krijuar Komisioni për
Vlerësimin e garës, e në të kishin marr pjesë deputet të pozitës së bashku me të
opozitës. Në tërësi buxhetit të shtetit ky Komision për vlerësimin e garës së
Chunga Llungave i kishte kushtuar 20.000.000 denar!
Deputeti A u dëshpërua nga gara, nuk e pranoi rezultatin
e humbjes. Ajo që i kishin dhënë për të provuar nuk ishte Chunga Llunga, por çamçakëz
më i shtrenjtë!
Dikush politikanët i kishte vlerësuar me pampersat. Dihet
saktësisht rroli i pampersave dhe sipas tij politikanët e kryejnë funksionin e
njëjtë. Përdoren dhe hidhen në mbeturina. Realisht definicioni më i saktë i
politikanit të sotëm ose që i afrohet definicionit më të saktë, është çamçakëzi.
Gjatë tërë kohës e mban në gojë derisa t`i largohet era e çamçakëzit, pastaj e
hedh!
Realisht politikani i sodit po e sheh votuesin si një çamçakëz
Chunga Llunga, po e përdorë deri në vjeljen e votës, pastaj po e hedh!
Politikani i sodit aktivistin e thjeshtë po e trajton si
një çamçakëz.
Politikani i sodit po e ndërton shtëpinë e tij mbi bazën
e çamçakëzave. Ura e komunikimit të tij me njerëzit është çamçakëz. Qyrret e
qan si fëmijë derisa t`ia japin një çamçakëz, e mbush gojën dhe fillon të
shkumoj me të deri në momentin kur e hedh!
Por votuesi i zgjedhjeve lokale të vitit 2021 dallon shumë
prej votuesit e zgjedhjeve lokale të vitit 2017. Ky dallim konsiston në ikjen
prej tregut. Tha, ka humb si faksi! Ose, ku ke humb si faksi! E dini një
periudhë brendi i çamçakëzave Chunga Llunga nuk ishte në treg. Pat humbur si
faksi.
Politikanët e sodit janë si çamçakëzat Chunga Llunga. Derisa
kanë erë do t`i mbajmë në gojë, do të shkumojmë me to, pastaj kur t`i largohet
era i hedhim. Kështu duhet të veprojmë ne njerëzit e thjeshtë, kjo është rruga
më e saktë e suksesit të votuesit. Nëse nuk e zgjedhim këtë rrugë do të ketë pasoja
të vazhdueshme mbi ne.
Wednesday, September 8, 2021
Zotri kryetar a po mi then dy vo
Hamdi Nuhiju
Aktivisti i devotshëm ka rënë mbrëmë në gjumë me idenë se
do të zgjohet herët në mëngjes për të fërguar dy vezë dhe për t`u nisur me zell
në Kongresin e Partisë. Për ta shpëtuar buxhetin e partisë ai i ka ndërmarr të
gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për vet-ushqyerjen dhe duke kursyer në
maksimum partinë dhe deputetët e saj që marrin rroga modeste mbi 1000 euro. Në Gjermani
rrogat janë më të larta se të deputetëve tanë, tha në veti aktivisti duke e
zhytur veten në idenë e kursimtarit.
U zgjua herët para se të thërras ezani i sabahut, edhe pse
gjatë kohë nuk ka shkuar në xhami, kësaj here e vendosi që të shkoj në xhami
para hoxhës. Hoxha me një shikim të habitshëm e pa aktivistin e zellshëm dhe
nisi t`i bëj përllogaritjet: pse ky sot erdhi në xhami, kur thuaja gati një vit
ka që nuk është parë këndej pari?!
Me t`u kthyer në shtëpi, pas namazit të sabahut vijon zhgënjimi,
vezë nuk ka! Ka harruar të blej edhe pse gruaja e porositi tre e katër herë. Frizi
bosh, barku bosh. Si t`ia bëj në këtë kohë të hershme. Mendoi e mendoi, por nuk
gjeti ndonjë zgjidhje. Me atë mendim doli me vrap nga shtëpia për të pritur taksitë
për deri në kryeqytet dhe pastaj prej në kryeqytet me autobus për në qytetin ku
mbahej Kongresi i Partisë.
Rrugës për në kryeqytet me taksistët lokal, aktivisti po
e dëgjon një zhurmë dhe një erë: shkllup, zhgllup, hante me zell hamburgerin e
tij një student! Zorrët filluan që t`i bëjnë zhgrr, por misioni i aktivistit është
më i madh se zorrët e tij, ai e përmbajti veten.
Taksisti udhëtarët në kryeqytet i la dy kilometra larg autobusëve.
Aktivisti e pagoi biletën dhe u nis me vrap në drejtim të autobusëve. Filloi të
lodhej, të djersitej, e mundonte ideja se pse ka dal nga shtëpia i pa ushqyer.
Në stacionin e autobusëve duhej që të priste 50 minuta,
derisa të niset për në qytetin ku mbahej Kongresi i Partisë. Çka të shihte anësh?
Disa fëmijë duke pirë lëngje të ndryshme dhe duke ngrënë ëmbëlsira, gra duke
pirë ujë, punëtor duke ngrënë tost, shoferët e autobusëve duke pirë kafet e
tyre. U mundua t`i ikë atij mendimi, por vështirë! Disi e përmbajti veten, hipi
në autobus dhe arriti në vendin ku duhej që të mbahej Kongresi.
Filluan punimet e Kongresit! Filluan fjalimet, një e nga
një, kongresi zgjaste në pafundësi, ndërsa zorrët e aktivistit të devotshëm vetëm
se hidhnin valle. Pas pesë orëve, kaluan në votime. U zgjodh kryetari i ri i
partisë! Nga salla dëgjoheshin duartrokitje, kryetari i ri e mori fjalën falënderuese.
I dha zor dhe e zgjati fjalimin 23 minutave. Pas përfundimit të fjalimit, iu
drejtua të pranishmëve, a ka dikush të thotë diçka?
Aktivisti i devotshëm e ngriti dorën dhe u ngrit edhe në
këmbë që ta shohin të gjithë: unë o kryetar.
Urdhëro, i thanë!
Zotri kryetar, vazhdoi aktivisti, a po mi then dy vo?
Monday, September 6, 2021
Tre zall një ciment-slogani i këtyre zgjedhjeve
Hamdi Nuhiju
Një batutë të cilën e lexova sot më bëri që të qesh dhe
do të mundohem që lexuesve t`ua përcjell përmes frymës së zgjedhjeve lokale që
do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.
Dy psikiatër janë ulur në një urë të lartë në të cilën
kanë kaluar shumë turist. Njëri prej tyre tha:- Gjithmonë thua se je psikiatër më
i mirë se unë. Nëse mund që të bindësh tre nga këto turist që të kërcejnë nga
ura dhe të lëndohen, atëherë do ta jap dorën dhe do ta pranoj se je më i shkathët
se unë.
Tjetri e ka pranuar. Ai me kujdes i ka vështruar njerëzit
përreth, iu afruar njërit dhe i ka thënë:
-T i je amerikan, apo? Njeriu ka pohuar. Ka vazhduar
psikiatri. A e di se je i bankrotuar, kartela kreditore të është bllokuar, shtëpia
dhe vetura të janë konfiskuar nga banka?
-Atëherë pse më duhet jeta?- ka thënë amerikani dhe ka kërcyer
nga ura.
Psikiatri ka shikuar anash dhe ka zgjedhur personin e dytë.
- Ti je francez, apo? A e di se gruaja jote është duke
shkuar me shokun tënd më të mirë, ndërsa dashnorja ka gjetur tjetër?
- Atëherë nuk kam pse jetoj!, ka thënë francezi dhe ka kërcyer
nga ura. Psikiatri iu është afruar viktimës së tretë dhe i ka thënë: Ti je nga
Maqedonia e Veriut apo? Po, është përgjigjur viktima. A e di se nga kjo urë
ndalohet që të kërcehet? Dhe kështu përfundon batuta të cilën e kam lexuar në
gjuhën maqedonase, por nis versioni i ri i zgjedhjeve lokale të vitit 2021.
E shoh që të gjitha subjektet politike shqiptare kanë
nisur që t`i ndezin motorët e tyre për t`u futur në garën e zgjedhjeve lokale. Partitë
politike shqiptare veçse promovuan edhe premtimet e tyre kryesore.
E blerta, hajnia, investimet, infrastruktura,
korrupsioni, zhvillimi, janë termet më të përdorura gjatë kësaj periudhe
kohore.
U shpalosën edhe disa slogane interesante nga disa
subjekte politike shqiptare dhe maqedonase. Slogane të cilat disa i bëjnë të
qeshin, të tjerët të zgërdhihen e të tjerët të mbushen me mllef për shpresat e
vëna kot në idenë se një ditë do të bëhet mirë.
Një esnaf i Kumanovës një ditë më pat rrëfyer amanetin e
gjyshit që ia ka lënë babait të tij:
- Biri im, mos u largo nga Kumanova, sepse një ditë do të
bëhet mirë.
Këtë amanet, babai i tij ia ka përcjell esnafit, ndërsa esnafi
i cili për momentin është detyruar që të shpërngulet në mërgim për një jetesë më
të mirë, birit të tij gjatë pushimit në vendlindje i tha:
- Biri im, ik sa më larg nga Kumanova, sepse këtu asnjëherë
nuk bëhet mirë.
Slogani i detyruar i këtyre zgjedhjeve për të gjitha
subjektet politike shqiptare do të ishte:
- Tri zall një ciment, për një jetesë më të mirë në
Gjermani. Por për t`i ikur kësaj ideje pesimiste dhe mjaft zhgënjyese që përshkruan
realitetin e dhimbshëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duhet që
subjektet politike shqiptare seriozisht të interesohen për çdo shqiptarë të këtij
vendi, pa marr parasysh ngjyrimin e tij politik.
Saturday, September 4, 2021
Hajdut e të gjitha partive bashkohuni, erdhën zgjedhjet
Hamdi Nuhiju
Të nderuar hajdut! Ups, të nderuar thash? Po, ashtu the!
Vazhdojmë.... Të nderuar hajdut, ju e dini se kanë ardhur ditë të vështira për
ne. Është rritur inflacioni i hajdutëve. Nuk ka mbetur më terren i pastër pa
hajdut. Ka ardhur koha që ta krijojmë sindikatën tonë! Jemi në bisedime me të
gjitha strukturat partiake që ta ndërtojmë edhe një Universitet të hajdutëve për
ta vazhduar misionin tonë për të vjedhur sa më shumë!
Shokë dhe shoqe hajdut. Morali i punës tonë qëndron në
manipulimin dhe gënjeshtrën. Sa më shumë që manipulojmë dhe gënjejmë aq më të mëdha
gjasat i kemi për të fituar. Misioni jonë nis me pak e qysh prej në kafe. Nëse nuk
jemi në gjendje që lugën e makiatos t`ia vjedhim shokut të partisë, ne nuk jemi
të qëndrueshëm në këtë mision fisnik.
Shokut të partisë duhet që t`ia shesim gomat e veturës për
20 % më shtrenjtë. Por për të arritur në këtë nivel duhet kohë, mjeshtëri dhe
finesë në përpunimin e teorive të manipulimeve dhe gënjeshtrës. Sa më të moralshëm
që paraqitemi në biseda aq më mirë është.
Nuk guxon asnjë hajdut në këtë mision fisnik që të flas kundër
xhamisë. Tash janë zgjedhjet dhe ndoshta ndonjëherë edhe duhet të bëjmë ndonjë fotografi
me imamin e lagjes.
Të nderuar hajdut, jeni dëshmitar që kanë filluar të
rrallohen zgjedhjet. Sa më pak zgjedhje, aq më keq për neve. Në teorinë e
numrave duhet që të jemi ekspert. Duhet ta dimë saktë se sa radhë me dru ka në
oborr nënkryetari i degës. Po ashtu duhet ta kuptojmë edhe pse radha e fundit
me dru nuk është stabile dhe pse mungojnë tre dru? Nëse nuk i dimë këto përgjigje
është vështirë për ne për të vjedhur.
A ke vjedhur sot ndonjë shok, a ke folur diçka prapa
shpine, a i ke bërë matematika për interesa të grigjës tënde? Nëse nuk i ke bërë
këto, ti je i pamoralshëm, nuk je hajdut!!!
A e ke shitur interesin e partisë për interesin tënd dhe
të klanit, a ke punuar kundër idesë dhe vizionit për të cilin je zotuar se do
ta ndjekësh? Nëse nuk e ke bërë këtë, ti nuk je hajdut, je njeri i keq.
Rruga e jonë është e vështirë! Ne duhet të dimë saktë
thellësinë e xhepave të kuvendarëve. Nëse nuk e kuptojmë këtë gjë, jemi të
hutuar, të gabuar dhe misioni jonë është në rrezik.
Hajdut e të gjitha partive! Zgjedhjet duhet t`i vjedhim
me 500 denar vota. Ju lutem mos na e prishni pazarin. Kam dëgjuar se disa
hajdut të paaftë dhe të skurpulltë kanë blerë votat edhe për 1000 denar. Kjo është
në dëm të arkës së përgjithshme të hajdutëve. Ne nuk guxojmë që në këto
zgjedhje të bëjmë gabime të këtilla. Çmimi prej 500 denarëve është i vendosur
me standarde të Bankës Popullore të Hajdutëve!
Lexo shkrimin mbrapshtë të del drejtë. Mos u bën hajdut!
Thursday, September 2, 2021
Nuk po pëllet gomari, po fol kryetari
Hamdi Nuhiju
Kryetari i degës, kryetari i shtabit, kryetari i shtabit
të nëndegës, kryetari i Forumit Rinor, nënkryetari i kryetarit të Forumit
Rinor, shoku i nënkryetarit të kryetarit të Forumit Rinor të partisë së lagjes
sot e ka ditëlindjen. Ka vendosur që ta gostisë komplet shtabin me nga një
makiato të vogël!
Shoku i shokut të nënkryetarit të kryetarit të nëndegës të
Forumit Rinor ka rezultuar pozitiv me kovid 19, i gjithë shtabi janë në gjendje
gatishmërie për t`i shprehur shërim sa më të shpejtë prej kësaj sëmundjeje mortaje.
Burri i tezës i shokut të shokut të nënkryetarit të
kryetarit të nëndegës të Forumit Rinor të partisë së lagjes është pranuar si
pastrues në spital, e gjithë familja në gëzim, po ashtu edhe shtabi ka
ndryshuar matematikat, tash në zgjedhje pret plus 50 vota si dhe nga dy gajbe
me ujë Rosa për çdo natë të kampanjës zgjedhore.
Halla e madhe e burrit të tezës të shokut të shokut të nënkryetarit
të kryetarit të nëndegës të Forumit Rinor të partisë së lagjes, për shpirtin e agës
haxhi babës ka vendosur që ta hape një çezme në lagje. Me këtë shkak janë alarmuar
të gjitha strukturat e partisë deri te kryetari për të marr pjesë në
inaugurimin e çezmës. Janë alarmuar të gjitha lagjet në nivel të republikës për
hapjen zyrtare të çezmës. Të gjitha strukturat e partisë janë urdhëruar që të mbajnë
mbledhje për t`i koordinuar numrat e autobusëve dhe automjeteve që do të përdoren
për të marr pjesë në inaugurim. Të gjithë i lanë lugët e makiatos në kafe dhe u
drejtuan me vrap te shtabi. Duhet që në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në
inaugurimin e çezmës së lagjes.
Kryetari i partisë i cili arriti me 20 minuta vonesë në
tubim, para çezmës iu drejtua të pranishmëve:
O ju të dashurit e mi!- Plasën të qeshurat nga fundi i
publikut duke i thënë njëri-tjetrit: Prej kur u bëmë ne të dashurit e kryetarit
kur ky sa ishte në pushtet as që dëshironte të dëgjoje për neve!
Të dashurit e mi, vazhdoi fjalimin kryetari, ata janë të këqij,
ne jemi të mirë, me neve do të keni çezma dhe ujë për pije 24 orë. Për kanalizim
dhe ujësjellës të mos flasim. Rrugët do t`ia asfaltojmë deri në oborr. Edhe bari
që ju ka ngelur keq në bahçe në këtë periudhë do të organizojmë strukturat e
partisë për të ju ardhur në ndihmë.
Ne, do ta sjellim Evropën këtu! Nuk ka nevojë ne të shkojmë
në Evropë. Jemi duke punuar ditë e natë që ju të mos e harroni gjuhën shqipe. Sepse
ai që e harron gjuhën shqipe nuk ka perspektivë në këtë shtet!
Ne do të punësojmë nga 5 veta prej çdo familje! Uaaa mos gënje,
bërtiti dikush nga fundi i skenës!
Hesht- ia ktheu shefi i shtabit dhe vazhdoi me ngritjen e
zërit: NUK PO PËLLET GOMARI, PO FOL KRYETARI.
Невработеноста, гревот на жените со мали деца
Хамди Нухију ВОВЕД Дваесет и први век! Македонија, земја сред е Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...

-
Dragan M. Jeremiç 1 Xhon Lok Xhon Loku shumicës i përngjet si pjesa tjetër e filozofit Kant. Të dytë kanë qenë, siç thotë V...
-
Kultura vs civilizimi Hamdi Nuhiju ( Gazeta Impakt nr.1, 15 nentor 2009, f.8) Shumë njerëz nuk dinë ose nuk duan të bëjnë dallimin midis...