Monday, November 4, 2019

Pse Parlamenti i Maqedonisë duhet ta ratifikoje protokollin e anëtarësimit në NATO?

Hamdi Nuhiju

Mosdhënia e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka ndryshuar në tërësi kahen politike në Maqedoninë e Veriut. Edhe përskaj asaj se Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha kushtet duke zgjidhur edhe njëri prej problemeve kryesore rajonale dy dekadash në Ballkan, atë me Greqinë, e ndërroi emrin e saj kushtetues dhe në fund, Franca dhe një numër i vogël i shteteve vlerësuan se tani nuk është koha që Maqedonisë t`i jepet datë për nisjen e bisedimeve.

Thursday, October 24, 2019

Politikanët t`i vjedhin edhe brekët e jo vetëm platformën

Hamdi Nuhiju

Partia politike “Alternativa” qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka shpallur një kampanjë ose platformë politike ‘Vatra Jonë’ e cila platformë ka marr jehon të madhe në mesin e popullit shqiptar.

Friday, September 13, 2019

Doli nga shtypi libri i gjashtë i Hamdi Nuhijut


Sapo doli nga shtypi libri me titull ‘Biseda Fetare’ e autorit kumanovar Hamdi Nuhiju. Shkurtimisht në recensionin për librin shkruhet:

Tuesday, July 23, 2019

Ngritja dhe rënia e Katica Janevës

Hamdi Nuhiju

Në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale Publike, në sekcionin Kush jemi ne?, shkruan : ” Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë të bëjnë dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, që njihet edhe si Prokuroria Speciale Publike, u themelua më 15 shtator të vitit 2015 me Ligjin për Prokurorinë speciale publike i cili u miratua në Kuvendin e RM-së. Të njëjtën ditë Kuvendi zgjodhi Katica Janeva për Prokuror publik që do të udhëheqë me këtë prokurori.”

Thursday, July 11, 2019

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare si “Kali i Trojës”


Hamdi Nuhiju

Ka më shumë se një muaj që tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po flitet haptas nga të gjitha palët në skenën politike shqiptare dhe maqedonase në Maqedoninë e Veriut. Po bëhen matjet e rejtingut të partive politike, po ndodh strukturimi i disa partive si dhe përgatitja për t`u përballur në betejën e ardhshme politike të dy formacioneve pozitë-opozitë, por tashmë krejtësisht në rrethana tjera.

Tuesday, May 7, 2019

Tre detyrat e para të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore

Hamdi Nuhiju

Para disa ditësh u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore ku si president u zgjodh Stevo Pendarovski, kandidati i partive në pushtet, i përkrahur në raundin e dytë edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Blerim Reka.

Friday, April 26, 2019

Kush po e rikthen në skenë VMRO-DPMNE-në, Zijadin Sela apo Blerim Reka?!


Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i mbajtur me 21 prill të vitit 2019, në Maqedoninë e Veriut ka qenë njëra prej ngjarjeve më interesante politike qysh prej pavarësisë. Në garën për zgjedhjet presidenciale janë futur partitë në pushtet me një kandidat të përbashkët, opozita maqedonase me një kandidat të vetin si dhe opozita shqiptare me Blerim Rekën.

Tuesday, March 19, 2019

Pendarovski i do, Mickovski nuk i do votat e shqiptarëve !


Hamdi Nuhiju

Zyrtarisht ka nisur gara për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore. Kandidatët për president kanë mbledhur nënshkrimet dhe kanë nisur që t`i ndezin motorët për të kërkuar votat e qytetarëve! Brenda kësaj periudhe kanë ndodhur edhe shumë gjëra tjera të rëndësishme të cilat nxisin kërshërinë e opinionit publik, ajo është shqiptimi i dënimit me burg prej tre vjetësh për liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe dënimit me shtatë vite burg të Feta Alimi.

Thursday, February 21, 2019

Zijadin Sela e pyeti pasqyrën kush është më i bukuri në këtë botë?!

Hamdi Nuhiju

Po afrohen zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE-ja pritshëm nuk u përcaktua për Vlatko Gjorcevin si kandidat për t`u futur në garën presidenciale, por zgjodhi profesoreshën universitare Gordana Siljanoska, një profesoresh e cila është e njohur në opinion përmes deklaratave të saja anti-shqiptare.

Thursday, January 31, 2019

Çfarë presidenti i duhet Maqedonisë Veriore? Konsensual apo i përbashkët?


Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore janë caktuar që të mbahen me 21 prill të vitit 2019. Gara dhe spekulimet për kandidatët e mundshëm për president të Republikës tashmë kanë filluar që të marrin hov. VMRO-DPMNE si duket është duke zgjedhur një kandidat të mundshëm për president i cili nuk do të jetë i njollosur politikisht nga aferat e ish strukturave partiake me në krye azilantin Nikolla Gruevski.

Sunday, December 9, 2018

Edi Rama po imiton Gruevskin, protesta-anti-protesta

Hamdi Nuhiju
Protestat e studentëve e kanë nxjerr nga shpella kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të komunikuar me opinionin dhe studentët për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për problemet e tyre.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...