Friday, June 11, 2010

Kryqëzata mediatike shqiptare

Kryqëzata mediatike shqiptare
Hamdi Nuhiju

Është i njohur fakti se shumë media shqiptare janë vënë në shërbim për të sulmuar të gjitha vlerat fetare të popullit tonë. Ato kanë një anim të heshtur ndaj katolicizmit dhe ortodoksizmit shqiptarë, ndërsa sulmojnë me vrer gjithçka që quhet islame.

Saturday, June 5, 2010

16-fytyrëshi K.Myftaraj dhe Shqipëria e tij Natyrale

16-fytyrëshi K.Myftaraj dhe Shqipëria e tij Natyrale
Hamdi Nuhiju

Kohët e fundit kur shqiptarët triumfuan dhe u bënë pjesë e një humanizmi ndërkombëtar ndaj popullit të përvuajtur të Gazës, në tregun mediatik hidhen mendime amorfe të një të ashtuquajturi gazetar gazetash K.Myftaraj. Në një seri shkrimesh ndaj Islamit dhe myslimanëve shqiptarë, Kastriot Myftaraj edhe njëherë po dëshmon atë gatishmërinë e tij për të luajtur vallen e djallit në mesin tonë.

Thursday, May 13, 2010

Demokracia dhe njeriu

Demokracia dhe njeriu
Hamdi Nuhiju

Rrjedhat politike në Republikën e Maqedonisë këto muajt e fundit i bën shumë njerëz që të dyshojnë në vlerat demokratike të këtij vendi. Situata e tensionuar e sigurisë në Maqedoni, ishte shkaku i vizitës së një zyrtari amerikan në Shkup dhe takimit të tij me instancat më të larta të shtetit të Maqedonisë duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare.

Friday, May 7, 2010

‘Sudbina’-fate, Maqe(d)onia Express…!!!

‘Sudbina’-fate, Maqe(d)onia Express…!!!
Hamdi Nuhiju


Deklarata nr.1 e UÇK e shqetësoi dukshëm faktorin ndërkombëtar. Prandaj, edhe u nisën të gjitha presionet politike për zgjidhjen e këtij problemi esencial në Republikën e Maqedonisë. Interesant është edhe deklarata e Besim Doganit, dhënë para do kohësh Gazetës Lajm të Republikës së Maqedonisë. Si duket ai largimin e tij nga rradhët e DR e llogariti me padrejtësinë politike që bëhet ndaj faktorit politik shqiptar në këtë vend dhe rrugën e protestës politike e gjente në modelin e deklaratës së UÇK.

Friday, April 30, 2010

Ligji, Maliqi dhe Gruevski

Ligji, Maliqi dhe Gruevski
Hamdi Nuhiju


Siguria në Republikën e Maqedonisë javët e fundit është e tensionuar. Për çdo ditë kidnapohen fëmijë të pafajshëm duke iu marrë pjesë të ndryshme të trupit me qëllim për tu shitur nëpër klinika të ndryshme për shuma të mëdha parash. Madje edhe disa vajza maqedonase të mitura detyrohen që të bëjnë prostitucion nga ana e policëve të këtij vendi.

Friday, April 16, 2010

Kryqi vs.rezidenca


Kryqi vs.rezidenca
Hamdi Nuhiju


Qeveria e Nikolla Gruevskit e mbushur me provokime të njëpasnjëshme ndaj shqiptarëve të këtushëm, kësaj here vendosi edhe një kryq në Kalanë e Shkupit. Nëpër qendrat e studimeve politike tashmë ekziston sinteza se pas çdo gjurmimi dhe në çdo skaj të këtij vendi kjo qeveri gjen ka një kishë dhe kryq.

Friday, March 19, 2010

Demokracia dhe vullneti i popullit

Demokracia dhe vullneti i popullit
Hamdi Nuhiju


Vullneti i popullit shprehet në mënyra të ndryshme. Ai ka nevojë të dal në pah, përderisa ekziston . Nuk guxon që të mbyllet, ngryset ose cenohet. Duhet që të ngrejë zërin përballë shumë zërave tjerë. Pa vullnet, populli nuk do të kishte mundësi që të bëj asnjë zgjedhje. Bile në mesin e miliona alternativave ai do të gjendej në vrushkullin e alternativës më të dobët.

Monday, March 15, 2010

Në tokën e premtuar

Në tokën e premtuar
Hamdi Nuhiju


Kishin pas thënë se toka e premtuar është një parajsë e kësaj bote për popullin e zgjedhur. Ishte tokë e bujshme, pjellore, e bukur dhe mjaftë e përshtatshme për një jetesë të këndshme. Por, arritja deri tek toka e premtuar sipas logjikës së këtyre interpretimeve ishte përmes dhunës, shtypjes, nënçmimit, vrasjes! Këtë gjë po shohin sytë tanë nga tentimi i këtyre njerëzve për tokën e premtuar. Ata arritën synimin! Pushtuan Palestinën dhe krijuan shtetin e quajtur Izrael.

Monday, March 8, 2010

Xhamiafobia në Maqedoni

Xhamiafobia në Maqedoni
Hamdi Nuhiju


Fenomeni i fobisë nga xhamitë nuk është i rastit dhe ka marrur formë qysh më ardhjen në fron nga ana e partisë VMRO-DPMNE që dikur synonte të ruaj kufijtë legal të Bullgarisë së Madhe. Mjafton të lexohet biografia e Vanço Mihajlov njërit prej themeluesve të VMRO, dhe njeriu të bindet e ta ketë të qartë se me çfarë garniture po përballet.

Wednesday, March 3, 2010

Izmat e Bledar Komini-t

Izmat e Bledar Komini-t
Hamdi Nuhiju


Në një shkrim të botuar në të përditshmen Panorama në Shqipëri me datë 01 03 2010, Bledar Komini flet për “Neo-shqiptarizmi” pa “izma”. Izmat e tij zënë rrënjë thellë në botëkuptimin e sotshëm politik në mesin e intelektualëve shqiptar të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Tuesday, March 2, 2010

Maqedonia vs. Greqia

Maqedonia vs. Greqia
Hamdi Nuhiju


(Gazeta Impakt, 1 mars 2010, nr.7, f.13)

Raportet midis Maqedonisë me Greqinë 20 vitet e fundit janë në përkeqësim e sipër. Edhe përkundër presioneve diplomatike, këto dy shtete nuk po lëshojnë pe në qëndrimet e tyre dhe po mundohen që të i bëjnë probleme njëri-tjetrit.
Me 7 prill të vitit 1993 Greqia e bllokoi Maqedoninë për anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...