Maqedonia, GJND dhe Kosova
Hamdi Nuhiju
Edhe përkundër realitetit të ri në Ballkan, pavarësisë së Kosovës, Maqedonia filloi që të luaj lojën e Serbisë në këtë mes. Fillimisht nuk njihte autoritetet kosovare duke problematizuar raportet midis këtyre dy shteteve, më pastaj kërkonte bisedime me autoritetet ndërkombëtare në formë të përbuzjes dhe zhvlerësimit të pozicionit të ri shtetëformues të Kosovës.