Tuesday, June 30, 2020

Covid 19: Në Komunë vetëm për nevojën e madhe?!


Hamdi Nuhiju
Zgjedhjet e para parlamentare në epokën e pandemisë globale “Covid 19” kanë nxjerr në pah mjerimin e përfaqësuesve politik shqiptar nëpër të gjitha Komunat e Maqedonisë së Veriut. Mjerimi është më i thellë nëse gjurmojmë në Parlament dhe në fjalimet e kandidatëve për deputet.

Monday, June 29, 2020

Në tregun e dreqërve i vogli është më i shtrenjtë se i madhi


Hamdi Nuhiju

E dini të gjithë rrëfimin e njeriut që kishte vendosur për të blerë një dreq. Del në tregun e dreqërve dhe pyet për çmimin e dreqërve. Shikon një dreq të madh që po rrinte mënjanë dhe disa dreqër të vogël të renditur në tezgë.

Sunday, June 28, 2020

Me 15 korrik a do të jetë edhe ujku i kënaqur dhe të gjitha delet në numër?


Hamdi Nuhiju

15 korriku i vitit 2020 po afrohet. Zgjedhjet kanë trokitur në derën e secilit shqiptar dhe banor të Maqedonisë së Veriut. Skena politike ka filluar që të nxehet. Opsionet e partive politike shqiptare dhe maqedonase janë bërë aq të ngjashme, saqë është bërë e vështirë të dallohet se kush-çka po ofron.

Friday, June 26, 2020

Si u bëre deputet? “ Kam qëlluar në smoki”


Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 15 korrik të vitit 2020. Prej cikleve të kaluara zgjedhore thuajse nuk ka ndryshuar aspak me mendësinë e subjekteve politike shqiptare të cilat ende në shekullin XXI flasin për probleme jetike për shqiptarët. Masat e njerëzve duke shpresuar për ndryshime pozitive në vend, si duket të mashtruar nga Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo, po vrapojnë pas një shprese të rrejshme.

Tuesday, May 12, 2020

A u bë mjaft me orën policore?


Hamdi Nuhiju

Qysh prej shpërthimit të pandemisë Covid 19 e këndej, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur disa veprime jo serioze nga ana e institucioneve shtetërore, ndërsa është kërkuar faj dhe fajtori te populli i shkret.

Sunday, May 10, 2020

Covid 19 a do ta ndryshoj rendin edhe në Maqedoninë e Veriut?

Hamdi Nuhiju

U bënë gati dy muaj prej kur në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në konsultim me Këshillin e Sigurimit, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë globale Covid 19.

Thursday, March 26, 2020

Mocioni i turpit, pse në fatkeqësi zgërdhihet Ramush Haradinaj me shok?


Hamdi Nuhiju
25 marsi i vitit 2020 në historinë më të re të Republikës së Kosovës do të njihet si një datë turpi për skenën politike kosovare ku në mënyrë të paturpshme u votua për mosbesim ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe qeverisë së tij. Kërkesa për këtë mocion mosbesimi u bë nga LDK-ja, ndërsa u përkrah nga AAK e Ramush Haradinaj, PDK-ja e Kadri Veselit, Nisma e Fatmir Limaj dhe Lista Srpska.

Monday, March 9, 2020

“ Korona virusi “ që po nxjerr në pah kalbjen e sistemit të vlerave në Maqedoni


Hamdi Nuhiju
Sot në mediet e Maqedonisë së Veriut lajm i ditës që tronditi opinionin e këtushëm ishte ai i drejtoreshës së Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska, e cila gjatë qëndrimit të saj në Itali është infektuar me Korona Virus.

Tuesday, March 3, 2020

Slogani që tregon sa i dobët është një subjekt politik

Hamdi Nuhiju

Sloganet e partive politike gjatë zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale japin porosinë dhe mesazhin deri te anëtarët, votuesit dhe simpatizantët për projektin dhe idenë për të cilën janë duke garuar. Slogani në parim duhet të jetë i thjeshtë, të mbahet mend lehtë nga të gjithë dhe të reflektoj dimensionin elektrizues tek subjektet politike.

Saturday, January 25, 2020

Sa deputet BDI do t`i fitoj në njësinë zgjedhore 2 me 2 km autostradë në Bllacë?


Hamdi Nuhiju

Para disa ditësh u promovua publikisht faza e parë e ndërtimit të autostradës të shumëfolur në Bllacë që lidh Republikën e Maqedonisë Veriore me Republikën e Kosovës. Kjo autostradë dhe autostrada Kërcovë-Ohër tregon fytyrën e vërtet të qeverive në Maqedoninë e Veriut në raport me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Në mënyrë të shpejtë është ndërtuar autostrada që lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë, si dhe janë ndërtuar dhe modernizuar edhe rrugët që këtë shtet e lidhin me Bullgarinë dhe Greqinë fqinje. Por, kur jemi te Kosova dhe Shqipëria, qeveria e Maqedonisë gjithnjë ka qenë shurdhmemece dhe ka ditur që të punoj me ritmin e breshkës.

Sunday, January 19, 2020

Kush po trembet nga koalicioni i mundshëm Alternativa-ASH?


Hamdi Nuhiju

Javët e fundit kanë qenë tejet interesante në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Fotografia e përgjithshme e zgjedhjeve të 12 prillit të vitit 2020 tashmë ka nisur ende më shumë të qartësohet. Dufi mediatik shpërtheu, ndërsa udhëheqësit e partive politike shqiptare kanë lëshuar frerët e gojës. Me të drejtë shumë aktor të humorit po ndjehen të shqetësuar nga përzierja në profesion e disa prej liderëve politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...