Tuesday, May 3, 2016

Ra 2 maji e u kujtuan: Komuna e Likovës ekziston…!!!

Hamdi Nuhiju

Komuna e Likovës e harruar tërësisht nga pushtet në Republikën e Maqedonisë, të kaluara dhe të tanishme, po mbijeton në saje të remitencave që merr nga mërgimtarët shqiptar. Në këtë komunë nuk ka as kanalizim, as sistem të ujësjellësit, e as infrastrukturë të nevojshme për t`u zhvilluar ekonomia, bujqësia e të mos flasim sektor industrial që nuk vijnë parasysh.

Friday, April 15, 2016

Anketa e Ragmi Mustafës dhe kthimi i dhelprës prej Haxhi

Hamdi Nuhiju

Këtyre ditëve në opinion u shpërnda një anketë anonime, fiktive e cila nuk përmbante elementet bazë të një ankete ku përmendej përkrahja e Ragmi Mustafës në zgjedhjet e ardhshme lokale në Luginën e Preshevës me 53.3%.

Me vend e pati presidenti Nishani, preshevarët u keq qeverisën nga Ragmi Mustafa

Hamdi Nuhiju

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili para disa ditësh pati një takim me disa student preshevar, shprehu shqetësimet e tij në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Friday, April 8, 2016

Ragmi Mustafës nuk mund t`i ndihmoj as Beogradi përballë Shqipërim Arifit

Hamdi Nuhiju

Kampanja zgjedhore në Serbi për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që do të mbahen me 24 prill të këtij viti tashmë është zyrtarizuar. Subjektet politike kanë paraqitur listat e tyre dhe kanë filluar aktivitetet në terren për të bindur popullatën për t`i dhënë besimin me 24 prill të këtij viti.

Saturday, April 2, 2016

Pse preshevarët duhet që të rreshtohen pas Alternativës për Ndryshim?

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet në Serbi po afrohen. Me afrimin e tyre, skena politike në Luginën e Preshevës ka filluar që të nxehet me aktivitete të ndryshme, shantazhe, sulme, montime, por edhe me tentime për të tërhequr votuesin preshevar në rrjetën e subjekteve politike.

Tuesday, March 22, 2016

Presidenti Gjorgje Ivanov është tejet i brengosur për sigurinë e kontinentit?!

Hamdi Nuhiju

Sulmet terroriste nuk po ndalen. Ato nuk do të ndalen deri në momentin kur Perëndimit nuk do t`i duhet ky armik, por duhet që ta ndryshoje armikun. Perëndimi është duke kryer misione të rëndësishme, transformime, prandaj edhe këto sulme në mënyrë të orkestruar nga një regjisor i njëjtë po realizohen si në Paris, Bejrut, Ankara, Londër e së fundmi në Bruksel.

Saturday, March 5, 2016

A do ta shkruaj raportin e Prokurorisë Speciale, Nikolla Gruevski?

Hamdi Nuhiju

Me 15 mars të këtij viti, Prokuroria Speciale në krye me prokuroren Katica Janeva duhet që të përgatis një raport për punën e deritanishme të kësaj prokurorie, të cilin raport duhet që ta prezantoje para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë si dhe para Këshillit të Prokurorëve Publik.

Tuesday, March 1, 2016

Aq të robëruar qenkemi sa po i gëzohemi edhe paralajmërimeve?

Hamdi Nuhiju

Maqedonia në dhjetë vitet e fundit gjendet në një katrahurë ose errësirë mediale ku liria e shprehjes është ngulfatur deri në përmasa të tej-zakonshme. E gjithë kjo është bërë në emër të lirisë së shprehjes ose gjetjes së mënyrës së lehtë për të arritur deri në pushtet.

Sunday, February 21, 2016

A do të rikthehet Gruevski në postin e kryeministrit?!

Hamdi Nuhiju

Drama rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot përfundoi nga verdikti i diplomacisë amerikane në vend. Shkurt, qartas dhe pastër, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për me 24 prill të vitit 2016.

Friday, February 19, 2016

Vonë apo shumë vonë për ndryshimet mediale

Hamdi Nuhiju

Si pikë e fundit nga kulaçi i Marrëveshjes së Përzhinos ka ngel edhe ndryshimi medial, ose ligji për mediet që do të jetë në shërbimin e demokratizimit të vendit. D.m.th. vendi i jonë është i pa demokratizuar, ka medie të censuruara dhe të rregulluara jo si duhet, dhe për këtë arsye ka nevojë për ndërhyrje, ri formatim dhe ri ndryshim të Ligjit për mediet në Maqedoni.

Friday, January 22, 2016

Pse të hapim vrima?

Hamdi Nuhiju

Një anije dy kate në vete ka shumë udhëtar që flasin gjuhë të ndryshme, kanë ngjyrë të lëkurës jo të njëjtë, kanë tradita, norma, rite dhe zakone që dallojnë prej njëra-tjetrës.  Caku i saj është i përbashkët.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...