Ky soj-lloj i luftës nuk ka nisur
sot e as që do të përfundoj shumë herët. Herët ka nisur dhe me siguri fundi i
saj është vonë, po ama shumë vonë. Identiteti i ynë kombëtar veçse është i ndërtuar.
Nuk e besoj se ndonjë shqiptar ka mëdyshje për identitetin e tij kombëtar.
Njeriu për nga natyra është rebel.
Ai dëshiron që të kundërshtoj ose edhe përmes nefsit të tij të marr mësime prej
djallit të mallkuar. Në njeriun është mbjell nefsi i cili e mëson atë që të mos
bindet ose edhe që të i bindet nefsit dhe jo Krijuesit të nefsit.
Qeveria e Maqedonisë, përmes
Drejtorisë së të Hyrave Publike, ka nisur një aksion marramendës në mbylljen e
bizneseve të ndryshme në tërë Republikën. Kjo gjë ka ardhur si rezultat i
zbrazjes së buxhetit të Maqedonisë në destinacione të paditura e përmes kësaj forme
tentohet që të arrihet deri tek rebalancimi i të njëjtit.
Ka vite të tëra që në Maqedoni, mediet
shqiptare transformohen në bazë të interesave të partive politike maqedonase, e
asesi shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë, jo që nuk kanë kapacitet intelektual
dhe financiar për të mbajtur gazeta dhe media të lira e stabile, por se janë vegël
e udhëheqësve të tyre, të cilët para dhe pas zgjedhjeve, duke u futur në pazare
të errëta me maqedonasit, edhe ndoshta detyrohen që të bëhen të shurdhëta.
Duke lexuar librin ‘ Ditari unik’
të autorit Kujtim Shabani, botim i Logos-a nga Shkupi, më dolën në shesh shumë
gjëra interesante.
E para, Kujtimin nuk e njoh, nuk
e di si duket, a fol gjuhë standarde shqipe, apo gjuhë me theks tetovarçe. Nuk e
di se sa qime të thinjura ka në kokë. Ndoshta është edhe moshanik me mua, ose
ndoshta djemtë dhe vajzat i ka në moshë me mua?
Njerëzit kujtojnë se njohin mirë
termet koprraci dhe bamirës e se nuk kanë nevojë për shtjellim të tyre në
aspektin praktik. Madje, disa prej tyre edhe janë për të zhdukur prej fjalorit
këto terme, të paqena sipas tyre, të panevojshme dhe me bisht.
Ngjarjet e fundit rreth Bashkësisë
Islame të Republikës së Kosovës, na shtyjnë të reagojmë edhe qytetarëve të
thjeshtë të përkatësisë islame jashtë Republikës së Kosovës. Ato po ndodhin në
media dhe po japin imazhe destruktive për jetën fetare të muslimanëve të
Republikës së Kosovës.
8 shtator 2013 bëhen 22 vjet nga
ekzistenca e këtij shteti. 22 vjet janë një jetë e tërë sakrificash, përballjesh,
ulje e ngritjesh në dëm e në dobi të popujve që ekzistojnë në këtë shtet.
Për 22 vjetorin e ekzistencës së këtij
shteti, një pjesë të madhe të kontributit kanë edhe shqiptarët të cilët me
djersën, mundin, dijen dhe paratë e tyre kanë kontribuar në këtë vend. Ndërsa
djersa, mundi dhe paraja e tyre gjithmonë është shpërfillur prej komunitetit
maqedonas.