Wednesday, November 11, 2015

LSDM-ja e ngrys veten përballë incidentit në Kriva Pallankë

Hamdi Nuhiju

Incidenti i të premtes në Kriva Pallankë ku u demolua xhamia e vetme ose objekti i vetëm fetar mysliman i banorëve të asaj ane, nxorri në pah dyfytyrësinë e politikave të Zoran Zaevit, Nikolla Gruevskit dhe politikanëve maqedonas.

Friday, November 6, 2015

Ne “bythkrisurit” kundër gjuhës së urrejtjes të prefektit të Kriva Pallankës

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Turqi përfunduan me fitoren bindëse të partisë AKP ose të ideologut të saj, lider dhe kryeministër i Turqisë Ahmet Davutogllu. Fitores së tij iu gëzuan të gjithë besimtarët mysliman nga katër anët e globit, përveç njerëzve që iu kanë prishur interesat e tyre personale dhe rehatia shpirtërore e skllavit.

Saturday, October 31, 2015

Shiiat dhe ISIS nuk dallojnë

Hamdi Nuhiju

Shiiat së bashku me ISIS  kanë shumë gjëra të përbashkëta edhe pse e urrejnë deklarativisht njëra-tjetrën dhe luftojnë kundër njëra tjetrës në terrenin e Sirisë, Irakut dhe vendeve të Lindjes.

Thursday, October 1, 2015

Burri që ia fshehu mëkatin gruas së tij

Shkruan: Dr. Muhammed Ratib el Nablusi

Dikur moti në pjesën e vjetër të Damaskut në Mesxhidul el Vard ka qenë një hatib i cili njëkohësisht ka qenë edhe mufti. Ai një natë në ëndërr e ka pa Pejgamberin s.a.v.s.

Monday, September 21, 2015

Imazhet mediatike maqedonase për rajonet shqiptare

Hamdi Nuhiju

Lufta midis individëve, grupeve e popujve të caktuar thuajse nuk përfundon asnjëherë. Njeriu nuk është në paqe me vetveten, pasi që gjithmonë tenton që të luftoje veset e tij të këqija, ndonjëherë duke krijuar vese të këqija, e ndonjëherë duke sulmuar të tjerët për ta mbrojtur vetveten. Nuk është vetëm lufta e armatosur si ajo e vitit 2001 luftë e mirëfilltë në skenën aktuale politike në Maqedoni. Po edhe lufta mediatike është një vazhdimësi e luftës së 2001.

Thursday, September 17, 2015

Prokurorja e zarfit

Hamdi Nuhiju

Zgjedhja e prokurorit special në Republikën e Maqedonisë që do të merrej me aferën e përgjimeve dhe atë Puç doli si rezultat i marrëveshjes politike të Përzhinos që u arrit nga katër partitë politike në Republikën e Maqedonisë.

Tuesday, August 25, 2015

Të politizosh me emigrantët

Hamdi Nuhiju

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për shpalljen e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë, i sjell me 19 gusht të këtij viti është njëri prej vendimeve më të palogjikshme gjatë këtyre viteve të fundit. Po nëse kemi parasysh vendimet e shteteve tjera si ai i Hungarisë për të ndërtuar mur për të mos pasur mundësi emigrantët për t`u futur në vendin e tyre, ky vendim është i “pranueshëm”.

Monday, August 24, 2015

Dora që jep dhe dora që merr



Hamdi Nuhiju



Secilën herë që nisej për në shkollë Suati i vogël bëhej pis. Nuk kishte ditë që të kalonte atë urë e cila mezi mbahej në këmbë, e ndërtuar keq qysh prej fillimit të saj, e të mos bëhej pis nga lloqi që mbizotëronte ose pluhuri i cili prishte ndjenjat dhe bukurinë e rrobave modeste të Suatit.

Sunday, July 26, 2015

Mut KELMENDI u pagëzofsh

Hamdi Nuhiju

Ka kohë që kam heq dorë nga Ibrahim Kelmendi dhe marrja me të. Thjeshtë për atraksion dhe kuriozitet lexoj budallallëqet që poston në Facebook, kur kam kohë të lirë. Përndryshe e kam të vështirë të përcjelli deri në detaje budallakitë e këtij plaku që gjendet afër vdekjes.

Thursday, May 21, 2015

Lamtumirë Nikolla Gruevski

Hamdi Nuhiju

Mitingu i 18 majit të vitit 2015 i mbajtur para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, nga ana e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së mu duk si miting lamtumirës me elektoratin e saj.

Wednesday, May 13, 2015

9 maj 2015 Kumanovë

Hamdi Nuhiju

9 maji i shqiptarëve të qytetit të Kumanovës ishte i frikshëm. Por, jo vetëm i shqiptarëve. Frikë kishin edhe maqedonasit, romët, e turqit që jetojnë në Lagjen tashmë të njohur të trimave.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...