Hamdi Nuhiju
Shpesh herë karshi krimit heshtim. Kjo heshtje është krim më i rëndë se
krimi. Heshtim kur duhet të flasim dhe flasim kur duhet që të heshtim. Edhe kjo
logjikë e të vepruarit është ajkë krimi. Bota në vetvete ngërthen një numër të
madh kriminelësh që kanë bërë krim ndaj vetvetes. Moralistët kapen për fijen e
perit dhe shpeshtojnë ta shoshitin atë. Sentimentalet mbyllen në rrethin vicioz
dhe presin momentin për të gufuar ndjenjat. Ndoshta ndjenjave të tyre i fryjnë
mediumet qëllimisht. Skeptikët me dyshimin e tyre filluan që të spërkasin çdo
qosh të kësaj bote.