Monday, July 18, 2016

A duhet nacionalizmi të jetë arsye për të përkrahur ata që bëjnë çrregullime?

Hamdi Nuhiju

Puçi ushtarak në Republikën e Turqisë ka nxjerr në pah shumë dimensione të nacionalizmit shqiptar i cili nuk është shumë i qartë te një pjesë e shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. Me përjashtime të intelektualëve, dhe profesorëve universitar e akademikëve që kanë derdhur djersë në zbardhjen e ideve nacionaliste qofshin ato edhe në kundërshtim me realitetin, pjesa tjetër e shqiptarëve, nga reagimet e fundit për situatën në Turqi, si duket nuk janë shumë të qartë me idenë nacionaliste.

Saturday, July 16, 2016

Kujtuan se jemi në periudhën para Erdoganit

Hamdi Nuhiju

Grusht shteti në Turqi që dështoi ishte gëzim për muslimanët e tërë botës duke i përfshirë edhe muslimanët shqiptar. Nuk pretendon askush se i njeh rrjedhat ndërkombëtare aq mirë sa të thotë fjalën e fundit për këtë lloj grusht shteti dhe grusht shtetet tjera, por në kësi raste njerëzit priren t`i besojnë deklaratave zyrtare të institucioneve kompetente të shtetit ku realizohet grusht shteti.
Efektet negative nga një grusht shtet në një shtet fqinj, e sidomos shtet strategjik për shtetin dhe kombin tonë janë të ndjeshme edhe për ne.

Thursday, June 30, 2016

Realitetet nuk janë të njëjta



Hamdi Nuhiju

Ndodhin keqkuptime të ndryshme midis njerëzish të cilat nyjën e kanë te kuptimi ose keqkuptimi i gjërave. Disa njerëz gjërat e vogla në këtë botë i shohin tejet të mëdha, ndërsa ato të mëdhatë i minimizojnë, ia ulin vlerën dhe nuk i hetojnë fare. Të tjerët, merren me gjërat e mëdha duke anashkaluar gjërat e vogla dhe duke i krijuar probleme të një pas njëshme vetvetes dhe shoqërisë.

Tuesday, May 3, 2016

Ra 2 maji e u kujtuan: Komuna e Likovës ekziston…!!!

Hamdi Nuhiju

Komuna e Likovës e harruar tërësisht nga pushtet në Republikën e Maqedonisë, të kaluara dhe të tanishme, po mbijeton në saje të remitencave që merr nga mërgimtarët shqiptar. Në këtë komunë nuk ka as kanalizim, as sistem të ujësjellësit, e as infrastrukturë të nevojshme për t`u zhvilluar ekonomia, bujqësia e të mos flasim sektor industrial që nuk vijnë parasysh.

Friday, April 15, 2016

Anketa e Ragmi Mustafës dhe kthimi i dhelprës prej Haxhi

Hamdi Nuhiju

Këtyre ditëve në opinion u shpërnda një anketë anonime, fiktive e cila nuk përmbante elementet bazë të një ankete ku përmendej përkrahja e Ragmi Mustafës në zgjedhjet e ardhshme lokale në Luginën e Preshevës me 53.3%.

Me vend e pati presidenti Nishani, preshevarët u keq qeverisën nga Ragmi Mustafa

Hamdi Nuhiju

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili para disa ditësh pati një takim me disa student preshevar, shprehu shqetësimet e tij në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Friday, April 8, 2016

Ragmi Mustafës nuk mund t`i ndihmoj as Beogradi përballë Shqipërim Arifit

Hamdi Nuhiju

Kampanja zgjedhore në Serbi për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që do të mbahen me 24 prill të këtij viti tashmë është zyrtarizuar. Subjektet politike kanë paraqitur listat e tyre dhe kanë filluar aktivitetet në terren për të bindur popullatën për t`i dhënë besimin me 24 prill të këtij viti.

Saturday, April 2, 2016

Pse preshevarët duhet që të rreshtohen pas Alternativës për Ndryshim?

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet në Serbi po afrohen. Me afrimin e tyre, skena politike në Luginën e Preshevës ka filluar që të nxehet me aktivitete të ndryshme, shantazhe, sulme, montime, por edhe me tentime për të tërhequr votuesin preshevar në rrjetën e subjekteve politike.

Tuesday, March 22, 2016

Presidenti Gjorgje Ivanov është tejet i brengosur për sigurinë e kontinentit?!

Hamdi Nuhiju

Sulmet terroriste nuk po ndalen. Ato nuk do të ndalen deri në momentin kur Perëndimit nuk do t`i duhet ky armik, por duhet që ta ndryshoje armikun. Perëndimi është duke kryer misione të rëndësishme, transformime, prandaj edhe këto sulme në mënyrë të orkestruar nga një regjisor i njëjtë po realizohen si në Paris, Bejrut, Ankara, Londër e së fundmi në Bruksel.

Saturday, March 5, 2016

A do ta shkruaj raportin e Prokurorisë Speciale, Nikolla Gruevski?

Hamdi Nuhiju

Me 15 mars të këtij viti, Prokuroria Speciale në krye me prokuroren Katica Janeva duhet që të përgatis një raport për punën e deritanishme të kësaj prokurorie, të cilin raport duhet që ta prezantoje para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë si dhe para Këshillit të Prokurorëve Publik.

Tuesday, March 1, 2016

Aq të robëruar qenkemi sa po i gëzohemi edhe paralajmërimeve?

Hamdi Nuhiju

Maqedonia në dhjetë vitet e fundit gjendet në një katrahurë ose errësirë mediale ku liria e shprehjes është ngulfatur deri në përmasa të tej-zakonshme. E gjithë kjo është bërë në emër të lirisë së shprehjes ose gjetjes së mënyrës së lehtë për të arritur deri në pushtet.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...