Saturday, August 31, 2013

Kisha në Oktis



Hamdi Nuhiju

Politizimi i Kishës në Oktis është fytyra më e keqe e garniturës politike në Republikën e Maqedonisë. Besimtarët ortodoks të Oktisit duhet të kanë kishën e tyre, ashtu siç besimtarët mysliman të Shkupit të kanë Burmali Xhaminë.

Monday, August 26, 2013

Të gjithë jemi RABIA



Hamdi Nuhiju

Organizatat joqeveritare nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, organizuan një protestë paqësore në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë në shenjë solidarizimi me viktimat e demokratizimit të shoqërisë egjiptiane. Me këtë rast, namazi i xhenazes në mungesë iu fal dëshmorëve, të cilët po i japin leksione historike të gjitha shteteve të botës.

Saturday, July 13, 2013

Daullja e mbretërimit



Hamdi Nuhiju

Në Maqedoni kohët e fundit po fliten e përfliten shumë koncepte rreth politikës së jashtme të saj. Ndërsa, harrohet në praktimin e tyre pikë për pikë. Daullja e mbretërimit si sinonim i një snobizmi të pabazë, po kërkon nga pjesëmarrësit në vend që të qëndrojnë në këmbë.

Thursday, July 4, 2013

Ta duam Kur`anin



Hamdi Nuhiju

Ndjenjat e njerëzve shpesh herë ngatërrohen ndërmjet muzikës dhe Kur`anit. Për ndjenjën e mbytur nga zëri ç`rregullues i muzikës, Kur`ani është fjalë e rëndë, e pa kuptimtë, e tërthortë, e tepërt. Ajo nuk dëgjohet, nuk lexohet e as që mbahet në mend, siç dëgjohen, lexohen e mbahen në mend këngët e ndryshme të dashurisë.

Saturday, June 29, 2013

Dhikri i syve



Hamdi Nuhiju

Çasti dallon nga çasti e nis udhëtimin e përbotshëm drejt zhdukjes. Çast i rrëmbyeshëm me vesin e vetëpëlqimit, ndërsa fjalë e mbjell me dashuri. Bota lëkundet nga dëgjimi i britmave të djallit. E kanë kapur sytë dhe po e rrjepin.

Monday, June 24, 2013

T`i heqim Kur`anat nga raftet



Hamdi Nuhiju

O nefsi im arrogant...!!! Ka kohë që nuk të jam drejtuar. Ke harruar se ekzistoj, ose ndoshta harrova që ekziston. Kam filluar të kuptoj se po bëhesh pengesë e të mirës dhe po më kthen në të keqen. Është e kot fshehja jote pas duarve të djallit.

Friday, June 7, 2013

Ekstaza e dashurisë



Hamdi Nuhiju

Mistikët përmes një rruge të panjohur u nisën në dallgët e dashurisë. Ata u stërpikën me pika eliksiri të mbjella në frymëzime dhe filluan që të rrokullisin idetë e mendimet të varura nga ndjenjat. Dashuria e tyre është melhem për t`u lexuar e blasfemi për tu praktikuar. Nuk mund që qenia të shkrihet në qenien, ose krijesa të shkrihet në Krijuesin.

Tuesday, June 4, 2013

Hytbeja e hoxhës Irfan Salihu



Hamdi Nuhiju

Hytbeja shumë e përfolur këto ditë e hoxhës Irfan Salihu ishte njëra prej temave që preokupon ose që duhet të preokupoj secilin shqiptarë mysliman.  E kemi parasysh se fjalët që u thanë aty nuk e preokupojnë pjesën krishtere të popullatës shqiptare për shkak të provincializmit të tyre në ideologji dhe fe.

Wednesday, May 29, 2013

Thashethemet



Hamdi Nuhiju

Shqiptarët i kanë në gjak thashethemet. Tërë ditën e natën rrinë e kuvendojnë dhe marrin nëpër gojë njerëzit e dynjasë. Kështu veprojnë këta ndaj tyre, po edhe ata ndaj këtyre të njëjtën masë kthimi kanë.
Thashethemet shpesh herë përdoren në vend të gjellës. Në vend që të ngop nëna fëmijët e saj me ushqime të shijshme, ajo i mbush me zarzavate fjalësh për mangësitë ose të arriturat e tjetrit.

Friday, May 10, 2013

Armiqtë e kritikës



Hamdi Nuhiju

Pas zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë shumë njerëz u dëshpëruan. Ata humbën sensin dhe kuptimin e të kuptuarit të politikës. Thjeshtë gjithçka që ka të bëjë me politikë u shndërrua në gërdi. Edhe flakadanët e politikës u shuan në terrin e blasfemisë pas zgjedhore. Skenarë të përgatitura paraprakisht, sisteme të formuara në bazë të interesave, e asesi në bazë të konceptit të demokracisë e lirisë, rrugë që mbyllen në rrethin vicioz, janë vetëm disa reflektime që duken.

Tuesday, May 7, 2013

Ta ngulfatsh heshtjen



Hamdi Nuhiju

Shpesh herë karshi krimit heshtim. Kjo heshtje është krim më i rëndë se krimi. Heshtim kur duhet të flasim dhe flasim kur duhet që të heshtim. Edhe kjo logjikë e të vepruarit është ajkë krimi. Bota në vetvete ngërthen një numër të madh kriminelësh që kanë bërë krim ndaj vetvetes. Moralistët kapen për fijen e perit dhe shpeshtojnë ta shoshitin atë. Sentimentalet mbyllen në rrethin vicioz dhe presin momentin për të gufuar ndjenjat. Ndoshta ndjenjave të tyre i fryjnë mediumet qëllimisht. Skeptikët me dyshimin e tyre filluan që të spërkasin çdo qosh të kësaj bote.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...